Letersi

Letra e Darvinit, që kundërshton Biblën…

Screen Shot 2015-09-19 at 22.23.58

Darvini nuk besonte se Bibla është zbulimi hyjnor dhe Jezusi biri i Zotit

Në nëntor 1880, Çarls Darvini mori një letër nga një avokat i ri, i quajtur FA McDermott. “Nëse do të kem kënaqësinë të lexoj librat tuaj, duhet të di se në fund nuk do të humb besimin te Testamenti i ri”,- shkroi avokati, duke shtuar: “Arsyeja që po ju shkruaj është t’ju pyes: Besoni apo jo në Testamentin e ri?”

Përgjigjja e Darvinit më 24 nëntor 1880, 21 vjet pas botimit të “Origjinës së specieve”, ishte, siç themi ne, shkurt e qartë.

“I dashur zotëri,

Më vjen keq t’ju informoj se unë nuk besoj te Bibla si një zbulim hyjnor dhe rrjedhimisht nuk besoj te Jezus Krishti si biri i Zotit.

I yti,

Ç. Darvin”

Kjo letër e shkurtër do të dalë në ankand më 21 shtator në Nju Jork dhe pritet të shitet për një çmim nga 70,000-90,000 dollarë.

Kjo letër e shkurtër është unike për shkak të përmbajtjes së saj.

Për dekada, Darvini iu shmang publikimit të ideve të tij për evoluimin e species, në mënyrë që të mos përfshinte në debate e skandale familjen, sidomos të shoqen besimtare. Kjo letër ndryshoi gjithçka. Darvini nuk e trumbetoi kurrë mosbesimin e tij, megjithatë nuk e mohoi. Atëherë çfarë e shtyu të thyente heshtjen më shumë se njëzet vjet pas botimit të “librit që ndryshoi botën? Mbi të gjitha që McDermott nuk ishte i pari që i bënte një pyetje të tillë. Mbase pikërisht kjo është arsyeja. Mbase ishte lodhur me pyetjet mbi (mos)besimin./Botimeshqip

Show More

One Comment

  1. NE KETE RAST DARVINI NUK E SHPALLI VETEN ATEIST POR SI JO TE KRISHTER QE ESHTE PLOTESISHTE NE VIJEN EBREJE TE CILET NUK BESOIJNE NE KRISHTERIZEM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close