Sulejmani i Madhërishëm, Sulltani i Perandorisë Otomane, u bezdis me sa duket nga një tendencë e re e kohës që po përhapej në Francë. Ai nuk ngurroi të shpaloste të gjithë kundërshtinë dhe konservatorizmin e tij, që kulmoi me këtë letër kërcënuese:
“… Dëgjova se në vendin tuaj na qenka shpikur një dëfrim i ulët i quajtur dans, ku meshkujt dhe femrat kërcekan të përqafuar me njëri-tjetrin (baleti) duke ekspozuar para të tjerëve një sjellje të huaj për moralin dhe ndjenjën e turpit ! Ndërkaq, meqë jemi dy vende kufitarë, ka mundësi që kjo sjellje e turpshme të kalojë edhe në vendin tim.
“Prandaj, sapo t’ju bjerë në dorë kjo letër, t’i jepet fund këtij maskarallëku! Përndryshe, sigurisht që kam fuqi të vij atje e t’i jap fund vetë!”