Magazine

Letra për të birin… kjo ishte ana e “ëmbël” e Al Kapones

screen-shot-2016-10-06-at-09-45-48

Në Kembrixh, në Masaçusets, është shitur për më shumë se 62 mijë dollarë një letër me tre faqe që gangsteri famëkeq amerikan i dërgoi të birit Albert. Për herë të parë, ai tregon anën e tij “të ëmbël”

“Të puth me dashuri babai yt i shtrenjtë Alphonse Capone #85”. Mbyllej kështu një letër me tre faqe që Al Kapone, një nga gangsterët më të pamëshirshëm të historisë, i ka dërguar në vitin 1938 djalit të tij Albert, i ashtuquajturi “Sonny”, nga burgu famëkeq i Alkatrazit, në San Françisko, ku ishte mbyllur në qelinë numër 85.

Ana pozitive

Letra e “armikut publik numër një”, tregon për të parën herë anën “e ëmbël” të Kapones  dhe për këtë motiv ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve të të gjithë botës. Letra e kreut të bandës që terrorizoi qytetin për vite me metoda mafioze, është shitur në Kembrixh, në Masaçusets për 62 mijë dollarë dhe është blerë nga një person anonim nga Çikago.

“Bir, – i shkruante Al Kapone djalit të tij që ishte 20 vjeç dhe frekuentonte Universitetin e Majemit, – vazhdo kështu dhe mos lejo që asnjë të të bëjë të vuajë dhe kur të jesh në gjendje jo të mirë, dëgjo nga një disqet për të cilat të kam shkruar”.

Njeriu, i cili mes shumë vrasjeve ka urdhëruar në vitin 1929 edhe masakrën e San Valentinos – ku njerëzit e tij shfarosën bandën e Bugs Moran, duke lënë të vrarë shtatë persona – pikërisht në vitin 1938, iu diagnostikua një formë sifilizi, e marrë në moshën më të re dhe u shtrua menjëherë në spitalin e burgut, ku kaloi një vit. Sonny, i cili vdiq në vitin 2004, nuk trashëgoi gjurmët e babit vrasës si bos i mafies: e vetmja njollë në dosjen e tij penale, ka qenë një dënim për vjedhjen e një dyqani.

Shpresa e lirimit

“Zemra ime, shpresojmë që gjërat të shkojnë ashtu siç shpresojmë vitin që vjen, – vazhdonte Kapone, i cili qëndroi në burg për masakrën e San Valentinos dhe për mashtrim fiskal dhe që shpresonte në një ulje të dënimit, pastaj të fituar në 1939-ën për sjellje të mirë. – Dhe vetëm pastaj mund të ripërqafohemi”. Në letër, Kapone i tregonte të birit se kishte organizuar në Alkatraz një grup muzikor “The Rock Islanders”, me të cilën gangsteri zbavitej teksa luante me një instrument shumë të ngjashëm me mandolinën./shqip/a.k

Leave a Reply

Back to top button