Bota

Letra prekëse e 11 vjeçares për nënën infermiere: “Kur të mbarojë gjithçka do të të mbuloj me puthje”

Situata e krijuar nga koronavorusi nuk ka shkaktuar vetëm ankth dhe frikë tek të rriturit të cilët po përballen me shumë vështirësi sidomos mjekët dhe infermierët.

Ajo që në këto raste  na prek edhe më shumë është fakti që nuk mund të prekim, të përqafojmë dot të dashurit tanë.

Një vajzë 11 vjeçare i ka shkruar letër nënës së saj, infermiere.

“E dashur mami, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet, puthjet e tua …”, kështu fillon letra e një vajze 11-vjeçare që i shkruante nënës së saj.

Nëna e vogëlushes punon infermiere në spitalin në Senigallia , në provincën e Ankonës. Për shkak të urgjencës së koronavirusit, vajza e vogël sheh shumë pak nënën këto ditë. Për më tepër, edhe kur infermierja kthehet nga puna, ajo nuk mund të përqafojë fëmijën sepse duhet të shmangë kontaktin me njerëzit e tjerë.Prandaj vajzës i lindi ideja për ti shkruajtur një letër.

Siç raportohen Viveresenigallia.it, një nga këto netë, infermierja u kthye në shtëpi pas përfundimit të turnit dhe gjeti letrën nga vajza e vogël.

“E dashur mama, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet, puthjet e tua dhe të gjitha gjërat që nuk mund ti kem duke të qëndruar larg, të gjitha përkëdheljet e tua. Edhe duke qëndruar afër dhe duke u ndjerë e mbrojtur, gjatë natës mendoj që ti nuk je afër meje. Nuk mendoj që ndihem më mirë se Ema, të paktën nëna e saj nuk shkon turni i tretë në punë. Këto netë ndihem e distancuar nga ti sepse kur zgjohem në mëngjes nuk mundem të të mbys me puthje, por vetëm duhet të qëndroj larg nga ti. Natën nuk mund të të rri afër, por të qëndroj në dhomë të ndarë sikur të mos ishe këtu. Për këtë Koronavirus, po vuan bota dhe ti bashkë me kolegët e tu. Por megjithatë, ti je një luftëtare, je e fortë, je e guximshme! Kur të mbarojë gjithçka do të të mbuloj me puthje. Unë të dua një pafundësi të mirë! PS mos harroni, kjo nuk është faji juaj, ju jeni një heroinë!”, shkruan vajza e vogël./abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button