Momenti absolutisht më prekës i funeralit të David Sassolit, presidentit të Parlamentit Europian, ka qenë letra e fundit që fëmijët e tij, Giulio dhe Livia i kanë dedikuar të atit të tyre:
“Janë tri fjalët që në këto ditë të dhimbshme e me konfuzion na kalojnë në mendje.
Dinjiteti, i atij që nuk i ka bërë t’i peshojë askujt sëmundja e tij, as tani, as 10 vite më parë. “Po, por unë kam akoma për të bërë”, vazhdoje të thoje në gjithë spitalin, duke na treguar se, në një botë më gabime dhe justifikime, e vetmja mënyrë që njihje për t’i luftuar ato, ishtë të vazhdoje të punoje, të njihje dhe të zhvilloje pasionet e tua të pafundme, duke qeshur.
Pasioni. Për punën, për sfidat e tua. Por na ke mësuar se të kishe pasione, do të thoshte edhe të kultivoje ndjeshmërinë për gjërat e vogla, për historinë e njerëzve, i bindur se nga çdo histori mund të mësoje dhe se çdokush meritonte të dëgjohej. Një burrë ambicioz, por që nuk ka rënë kurrë pre e egoizmit apo nënshtrimit. Një mashkull si gjithë të tjerët, me buzëqeshje ndonjëherë të ngurtë dhe me shikim të gjallë, por që skuqej prej komplimenteve. Ti na ke mësuar se popullariteti ka kuptim vetëm nëse bëhen gjëra me vlerë për të.
Dhe në fund, dashuria. Ndoshta është fjala më banale, por është dhe fjala që ke përsëritur më shpesh në orët e tua të fundit, me forcat dhe frymëmarrjet që po të shteronin. E përmendje dhe e përsërisje, e përsërisje, e përsërisje i vetëm, si një ulërimë, si një nxitje. Më ke prekur sepse deri në fund, nuk ke qenë në gjendje t’i dorëzohesh parehatisë dhe deri në fund, na ke folur për shpresën.
Dhe tani do të mundohemi të vazhdojmë me ato çfarë na ke mësuar, me ide të forta por me mënyra xhentile, kurioze dhe guximtare për t’i realizuar. Me kujtimin tënd, me buzëqeshjen tënde.
Rrugë të mbarë, baba! Dhe, të kërkojmë si përherë, ‘drejtësi’”. – Lorenzo Tosa