Letersi

Letra që Mark Twain i shkroi të bijës, dhe që ia dërgoi në emër të Babagjyshit të Vitit të Ri

Screen Shot 2015-12-23 at 21.46.26

E dashur Susie Clemens,

I kam marrë dhe i kam lexuar të gjitha letrat që ti bashkë me motrën e vogël më keni dërguar. Mund t’i lexoj pa problem shënimet e tua fantastike, por kam vështirësi në leximin e atyre letrave që ia ke diktuar nënës tënde, sepse jam i huaj dhe nuk e kuptoj mirë anglishten. Do ta kuptosh se nuk kam bërë asnjë gabim me gjërat që ti dhe motra jote keni kërkuar në letrat tuaja – në mesnatë, kur ju ishit në gjumë, unë zbrita nga oxhaku dhe jua solla dhe gjithashtu ju putha të dyjave. Por nja dy gjëra të vogla nuk jua solla dot, sepse më mbaruan.

Kishte diçka të shkruar në letrën e nënës tuaj, për një sënduk plot me rroba për kukulla. Do të trokas në derën e kuzhinës në orën 9.00 të mëngjesit, por nuk duhet të më shohë njeri dhe do të flas vetëm me ty….

Mirupafshim për pak minuta, derisa të zbres në këtë botë dhe t’i bie derës së kuzhinës.

Me dashuri,

Santa Klaus, që njerëzit ndonjëherë e quajnë “Njeriu në Hënë”.

Leave a Reply

Back to top button