Covid19

Lexoni këto këshilla para se të dilni në publik

Mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e Covid-19 është të qëndroni në shtëpi.
Por, nëse ju duhet të dilni në hapësirat publike, është e domosdoshme ta bëni atë në mënyrë të sigurt.

Ja disa këshilla kur shkoni në:

Restorante
Vendosja e maskës nuk është praktike kur jeni duke ngrënë.
Uluni në tavolinat jashtë: Nëse një restorant ka tavolina në natyrë, kërkoni që të uleni atje, të paktën 6 metra larg nga tavolinat e tjera.
Virusi qarkullon në mënyrë më efektive në hapësirat e mbyllura.
Shikoni protokollet e sigurisë së restorantit përpara se të shkoni. A janë punëtorët e pajisur siç duhet me maska? A janë shtruar tavolinat mjaft larg? Nëse nuk ndiheni të sigurt ose të rehatshëm duke ngrënë atje, porosisni për ta marrë ushqimin me vete.
Lani duart: Mos harroni të lani duart kur të arrini dhe përsëri para se të hani.

Plazhe dhe parqe
Ndiqni udhëzimet: Shumë plazhe janë duke u rihapur për të ecur, vrapuar dhe ju mund ti bëni ato, për sa kohë që ju mund të mbani distancën nga të tjerët. Pavarësisht nëse jeni në një plazh apo park publik, është mirë të dilni vetëm ose me një anëtar tjetër të familjes tuaj, nëse jeni izoluar së bashku.
Nëse mbërrini në një plazh apo park të mbipopulluar dhe nuk do të keni mundësi të mbani 6 metra distancë nga të tjerët, kthehuni prapa.
Shmangni lojërat: Shmangni lojrat në ekip si basketbolli ose volejbolli i plazhit. Mbledhjet në grup ende nuk rekomandohen, dhe ato sporte kërkojnë kontakte të ngushta.

Palestra
Sigurisht që ekzistojnë rreziqe që vijnë nga palestrat: Njerëzit marrin frymë shumë teksa ushtrojnë në një hapësirë ​​të mbyllur, djersiten dhe prekin pajisjet e përbashkëta. Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta bëni palestër.
Pronarët e palestrave duhet të zvogëlojnë fluksin  duke kufizuar numrin e anëtarëve të lejuar në një hapësirë ​​në të njëjtën kohë.
Fshini ato: Nëse përdorni pesha, fshini ato para dhe pas përdorimit. Nëse palestra nuk ka peshqira, sillni vetë.

Transporti publik
Pyete veten përpara se të hipni: A kam nevojë absolutisht ta përdor këtë shërbim për një detyrë thelbësore?  Nëse përgjigja është jo, mos shkoni.
Konsideroni alternativat: “Rezervoni transportin publik për njerëzit që duhet ta marrin atë, si punëtorët. Nëse nuk keni nevojë, merrni parasysh mjete alternative të transportit, si ecja, biçikletë ose marrja e makinës tuaj nëse keni një të tillë.
Shikoni orët e pikut: Nëse jeni dikush që duhet të përdorni transportin publik, shmangni orët e fluksit. Nëse ka më pak njerëz në një kohë të caktuar, përpiquni të udhëtoni në atë kohë.
Shikoni atë që prekni: Dhe kini kujdes për çdo sipërfaqe që prekni. Kini kujdes që mos ta prekni fytyrën me duar përpara se t’i lani.

Ushqimore
Supermarketet ishin një nga vendet e vetme që njerëzit mund të shkonin edhe para se shtetet të fillonin të rihapeshin. Do të duhet të praktikoni distancën sociale teksa jeni atje.
Planifikoni udhëtimin tuaj: Sillni një listë të ushqimeve që keni për të marrë. Është mirë të keni një sens të përgjithshëm se ku janë vendosur gjërat në dyqan, në mënyrë që të mos shpenzoni më shumë kohë sesa të duhet. Fshini karrocat dhe shportat që do përdorni.
CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button