Letersi

Libra historikë me pasoja të mëdha: “Progresi i Pelegrinit”, John Bunyan

Screen Shot 2016-07-10 at 00.07.40Libri i John Bunyan “Progresi Pelegrinit, nga kjo botë tek ajo që do të vijë” është historia e një të krishteri, që largohet nga Qyteti i Shkatërrimit për të gjetur Qytetin Qiellor në Malin Zion. Me fjalë të tjera, kjo është një alegori për udhëtimin fetar nga toka në qiell, e cila ishte nga ajo lloj gjëje që njerëzve u pëlqente të lexonin në vitin 1678, kur u botua libri.

Eshtë interesant fakti, që Bunyan shkroi një pjesë të madhe të librit nga burgu, ku kaloi një total prej 12 vjetësh, për predikime pa leje. Të bëje këtë nëpërmjet letërsisë nuk ishte në kundërshtim me ligjin, dhe libri i tij u bë një sukses i menjëhershëm, duke i dhënë atij famë të gjerë. “Progresi i Pelegrinit” është i famshëm sepse është përkthyer në mbi 200 gjuhë, më shumë se çdo libër tjetër përvec Biblës, dhe është një nga librat më të lexuar në gjuhën angleze. Sa për Bunyan, me sa duket shokët e tij Puritanë u lutën që të varrosen pranë tij kur të vdisnin./bota.al

Leave a Reply

Back to top button