Nga Daniel Halper
Në këtë fragment të librit “Clinton, Inc: Rindërtimi i guximshëm i një makinerie politike”, Daniel Halper, shkrimtar politik dhe redaktor online në “The ëeekly Standard”, ka zhvilluar intervista të sinqerta me ish-ndihmësit e administratës Klinton, miqtë dhe armiqtë e saj për të zbuluar se si ky çift dinamik politik e pozicionoi veten për një sukses edhe më të madh.
Në vitin 1988, kur Billi shqyrtoi mundësinë për të garuar për president, ai dhe Hilari kishin marrë në konsideratë idenë që ajo ta zëvendësonte si guvernatore në Arkansas. Gjatë ceremonisë inauguruese 4 vite më vonë, Shtëpia e Bardhë ishte qartazi në vëmëndjen e e saj. Ajo qe pjesë e kuptimit që kishte gjithnjë me Bill Klintonin. Ai kishte rradhën e vet. Ajo qëndroi në pritje. Më pas do të shfrytëzonte shanset e saj. Dhe ai do të bënte gjithçka mundej për ta ndihmuar në atë synim.
Ndihmësit e Klintonit, më thanë se mbetën të habitur kur Billi mori detyrën si president, në një kohë kur zonja Klinton shihej nga një pjesë e rendësishme e vendit si një figurë tejet radikale, dhe se kjo ide qe një nocion aktiv në administratë. “Hillaryland ka qenë gjithmonë, gjithmonë, një force lëvizëse”- kujton …