Ky është Ibrahim Hassan, një bebe 5 muajshe, i lindur nga një metodë që merr ADN-në e një dhuruesi. Lindja e bebes së parë në botë me anë të një teknike që lejon përfshirjen e ADN-së nga tre prindër të ndryshëm është tashmë një realitet. Arritja u publikua në revistën “New Scientist”. Ibrahim Hassan, aktualisht është 5 muaj dhe është fryt i një metode të debatueshme, e cila përdor ADN-në e babait, të nënës dhe të një dhuruesje ose e quajtur ndryshe nëna e dytë. Kjo teknikë u lejon prindërve me mutacione genetike të rralla të lindin fëmijë të shëndetshëm dhe u aprovua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2015. Specialistët në embriologji shpjegojnë se lindja e Ibrahim Hassanit, nga prindër jordanezë, është shenja e parë e progresit të këtyre teknikave në të gjithë botën. Në rastin në fjalë, e ëma e bebes, Ibtisame Shaban ishte bartëse e geneve të një sindrome të quajtur Leigh, një crregullim vdekjeprurës që prek sistemin nervor. Genet e kësaj sëmundje gjenden në ADN-në mitokondriale që furnizon me energji qelizat dhe transporton 37 gene që transmetohen nga prindërit tek fëmijët. Sipas artikullit në “New Scientist”, pothuaj një e katërta e ADN-së mitokondriale që kishte nëna kishte mutacione që shkaktojnë sëmundjen e Leigh. Nëna e Ibrahimit, bartëse e kësaj sëmundje, por e shëndetshme kishte lindur dy fëmijë të tjerë më parë që i kishin vdekur dhe kjo e detyroi bashkë me bashkëshortin, Mahmoud Hassan, të kërkonin ndihmën e specialistëve në fertilizim si John Zhang dhe ekipit të tij në qendrën e fertilizimit “New Hope”, në New York. Në teori egzistojnë disa mënyra për të realizuar këtë teknikë që kombinon ADN- në e tre prindërve, por metoda e aprovuar në Angli e quajtur transferimi pronuklear përfshin fertilizimin e vezës së nënës, atë të një dhurueseje dhe spermën e babait. Para se vezët e fertilizuara të fillojnë të ndahen në embrione u hiqet nukleusi dhe u vendoset ajo e dhurueses që zëvendëson nukleusin e nënës. Nga pikëpamja etike kjo metodë nuk ishte e duhura, sepse cifti Shaban dhe Hassan, të dy muslumanë e kundërshtonin shkatërrimin e dy embrioneve. Për këtë Zhang adoptoi një qasje të ndryshme në trajtimin e tij. Ai hoqi nukleusin e njërës prej vezëve të Shaban-ës dhe e vendosi në vezën e dhurueses tek e cila ishte hequr nukleusi edhe këtu. Veza përfundimtare që kishte ADN-në nukleare të Shaban-ës dhe ADN-në mitokondriale të dhurueses u fertilizua me spermën e babait. Në këtë mënyrë u krijuan 5 embrione nga të cilat vetëm njëri u zhvillua normalisht, nga i cili lindi bebja Ibrahim. Sipas revistës grupi i mjekëve do të prononcohet muajin e ardhshëm për arritjet në një kongres shkencor mbi mjeksinë riprodhuese në Salt Lake, vend ku këto teknika nuk janë aprovuar ligjërisht. /www.bota.al