Në një editorial të botuar dje në Nju Jork Tajms me titull “Nuk është kohë lojërash në Europë”, Ministri Grek i Ekonomisë ka shpjeguar situatën aktuale të negociatave mes Greqisë dhe Brukselit. Ja një pjesë e asaj që ka shkruar Varoufakis.
Në ka një gjë që Teoria e Lojës më mëson, kjo është që do të ishte marrëzi trë mendonim se negociatat aktuale mes Greqisë dhe partnerëve të saj t’i shihnim si një lojë ku mund të fitohet përmes bllofeve dhe taktizmave.
STIMUJT
Problemi i Teorisë së Lojës, sic ua shpjegoj dhe studentëve të mi, është se i jep të mirëqenë stimujt e atyre që luajnë. Në poker apo në black jack ky nuk është një problem, por në këto negociata mes qeverisë greke dhe partnerëve europianë, cështja është të gjesh stimuj të rinj. Të zbulosh një qasje të re mendore, e cila shkon përtej ndarjeve kombëtare, e shkrin dallimin mes huamarrësve dhe huadhënësve duke hapur një perspektivë paneuropiane dhe që vë të mirën e përbashkët të europianëve, mbi politikat fetishiste dhe dogmave që kanë demonstruar të jenë helmuese nëse zbatohen në mënyrë universale.
BLLOF
Shpesh herë më pyesin: cfarë ndodh nëse për të siguruar financimet duhet të shkosh përtej vijave të kuqe dhe të pranosh masa që i konsideron pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes? Duke i qëndruar besnik parimit që nuk kam të drejtë të bëj bllofin, përgjigja ime është kjo: vijat që i kemi paraqitur si të kuqe nuk do të shkelen. Përndryshe nuk do të ishin vija të kuqe, por vetëm një bllof.
1 minute read