Ky do të jetë viti më i keq në historinë e aviacionit, me numrin e pasagjerëve dhe gjysmën e të ardhurave nga ato që kishin vitin e kaluar, sipas organit të industrisë Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
Me kufijtë e mbyllur për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, linjat ajrore janë të detyruar të qëndrojnë në tokë, duke u kushtuar atyre miliarda të ardhura të humbura çdo muaj.
“Më e keqja është pas nesh,” tha Drejtori i Përgjithshëm i IATA, Alexandre de Juniac, për FRANC 24 – edhe nëse nuk do të ketë valë të dytë të Covid-19. Ai paralajmëroi, se megjithatë rikuperimi do të zgjasë deri në vitin 2022 ose 2023 përpara se udhëtimi ajror të rikthehet në nivelet parandemike. France 24 / bota.al