Babilon, komploti i bardhë
Fakti: Haile Selassie I (emri i pagëzimit i tafari Makonnen, “Shefi për tu patur frikë”), sovran i Etiopisë nga 1934 deri në 1974 i cili është sipas traditës etiopiane pasardhës i mbretit biblik Solomon, vdes në 27 gusht 1975 në rrethana të pasqaruara.
Çfarë thonë komplotistët: Disa rastafarianë (që shihnin tek sovrani etiopian rimishërimin e krishtit, i zbritur në Tokë për të cliruar popullsinë me ngjyrë) këmbëngulin se një patriark racist i bardhë (i quajtur Babilon) kontrollon botën me qëllimin për të shypur ata me ngjyrë dhe që perandori Selassie nuk vdiq aspak në vitin 1975: ishin mediat, në duart e të bardhëve që përhapën zërin për vdekjen e tij për të mbytur rastafarianizmin.
Pushtimi i Hënës? Një farsë
Fakti: Në 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong, komandant i misionit Apollo 11, vuri këmbën në Hënë, i shoqëruar nga shoku i tij Buzz Aldrin, ashtu sikurse Presidenti i SHBA, Kennedy kishte premtuar se do të ndodhte.
Çfarë thonë komplotistët: NASA ka krijuar në mënyrë artistike provat e zbritjeve në Hënë, në një komplot të organizuar sëbashku me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Zbritjet e shumta në hënë mendohet të jenë skenuar në një studio televizive të Hollywood me ndihmën e efekteve specialë. Por (pavarësisht provave shkencore të zbarkimit) nëse do të ishte kështu, atëherë përse sovjetikët, rivalë të amerikanëve në garën për hapësirën, qëndruan të heshtur?
Rrëmbyesit e vërtetë të 11 shtatorit
Fakti: Në 11 shtator 2001, disa terroristë islamikë morën peng avionë civilë, duke përplasur dy prej tyre në Qendrën Botërore të tregtisë në New York dhe një kundër Pentagonit. I katërti, i drejtuar ndoshta në Kongres apo në Shtëpinë e Bardhë në Uashignton, u rrëzua në një fushë në Pensilvani.
Çfarë thonë komplotistët: Shumë teori hedhin hipotezën që shërbimet e fshehtë amerikanë kanë shkaktuar apo favorizuar sulmet për të siguruar mbështetjen e opinionit publik për një politikë të jashtme më agresive, mbi të gjitha kundër Irakut dhe Afganistanit. Edhe në Itali në 2007 u botua “Përse versioni zyrtar i 11 shtatorit është fals” i Giuletto Chiesas, një libër që mbështet hipotezën e një komploti amerikan. Kundër komplotistëve është hedhur mes të tjerëve edhe Umberto Eco, që ka deklaruar: “Nëse ka një sekret, ka gjithmonë një shumë të përshtatshme, kundrejt të cilës ekziston patjetër dikush që do ta zbulojë sekretin. Për të organizuar një atentat fals kundër dy kullave do të duhej patjetër bashkëpunimi i qindra personave. Kësaj historie i mungon dicka e thellë”.
Eleminuar nga fuqi të mëdha
Fakti: Në natën e 28 shtatorit 1978, Albino Luciani, i bërë Papë nën emrin Gjon Pali I, pas vetëm 33 ditësh si Papë ndërroi jetë në apartamentin e tij privat për shkak të një infarkti kardiak.
Çfarë thonë komplotistët: Spekulimet e shumtë për këtë vdekje të papritur përmendin masonerinë, mafian dhe shërbimet e fshehtë. Hipoteza alternative më e famshme flet për një komplot që do të kish për qëllim që Papa i ri të mos arrinte merrte në këqyrje cështjet financiare të Kishës. Në fakt, Luciani kish ndërmend të vazhdonte me një rishikim të thellë të pranisë së Vatikanit në tregjet botërorë, një menaxhim që në ata vite i ishte lënë Paul Marcinkusit.
Vdekja e Edgar Alen Po-së
Autori i “Korbi” u largua nga Nju Jorku në 1849 për në Richmond, por mundi të arrijë vetëm deri në Baltimorë, aty ku një kalimtar i rastit vuri re shkrimtarin delirant dhe inkoherent të përmbysur përpara një bari në 3 tetor. Ai ishte dërguar menjëherë në një spital, ku vdiq katër ditë më vonë. Gazetat vendëse thanë se Po kishte vdekur për shkak të “një kongjestioni në tru”, një eufemizëm i zakonshëm në atë kohë për vdekjet nga helmimi prej alkoolit. Por, studiuesit zbuluan më vonë se zërat për abuzimet e shkrimtarit me drogë dhe me alkool ishin të ekzagjeruar, sidomos nga kritikë letrarë hakmarrës si Rufus Grisuld. Certifikata e vdekjes, nëse kjo ka ekzistuar ndonjëherë, nuk është gjetur kurrë.
Disa historianë besojnë se Po mund të ketë vuajtur nga tërbimi, kolera apo sifilizi. Por për arsye se Po u shfaq në rrugë pikërisht në të njëjtën ditë kur po zhvillohesnin zgjedhjet në të gjithë qytetin, të tjerë argumentojnë se Po ra viktimë e një praktike që përdorej shpesh herë nga politikanët e korruptuar në atë kohë, të cilët paguanin banditë që të rrëmbenin njerëz, sidomos ata të pastrehët, t’i drogonin, t’i maskonin dhe më pas t’i merrnin zvarrë në qendrat e votimit në të gjithë qytetin dhe shtetin. Kjo mund të shpjegojë të paktën arsyen përse Po u shfaq në Baltimorë me rroba që nuk ishin të tijat.
Industria na do të sëmurë
Fakti: Mes viteve 1997 dhe 1998, nëpër kronika nisi të shfaqet gjithnjë e më shpesh fiziologu nga Modena Luigi Di Bella, ideator i një kure kundër kancerit bazuar në hormonet dhe vitaminat. Në vitin 1998, një eksperimentim klinik konkludon që metoda nuk është efikase.
Çfarë thonë komplotistët: Një fenomen i ngjashëm ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të botës. Dikush prezanton një kurë të padështueshme kundër kancerit (që cuditërisht shëron cdo lloj tumori): një pjesë e madhe e opinionit publik (në rastin e Di Bellas është një pjesë e madhe e shtypit si dhe një parti politike, Alleanza Nazionale) hidhet pro tij, duke akuzuar kompanitë farmaceutike dhe mjekët që ta pengojnë për përfitime ekonomikë.
4 minutes read