Covid19

Llama mund të jetë arma jonë sekrete kundër koronavirus

Një studim i botuar javën e kaluar në revistën Cell zbuloi se antitrupat në gjakun e llamas mund të na ofrojnë mbrojtje kundër koronavirusit.
Shpresa është se antitrupat e llamas mund të ndihmojnë në mbrojtjen e njerëzve që nuk janë infektuar.

Studiuesit ndërkombëtarë i detyrohen gjetjeve të tyre te një llame me emrin Winter, që ndodhet në Belgjikë. Antitrupat e saj tashmë kishin provuar veten të aftë të luftojnë Sars dhe Mers, duke bërë që studiuesit të spekulojnë se mund të funksiononin kundër virusit që qëndron pas Covid-19 – dhe në të vërtetë, në kulturat e qelizave të paktën, ato ishin efektive kundër tij. Studiuesit tani po punojnë drejt provave klinike.

“Nëse funksionon, llama Winter meriton një statujë,”  tha për New York Times Dr Xavier Saelens, një virolog dhe profesorë në Universitetin Ghent.
Ky lajm nuk duhet t’iu befasojë. Kafshët kanë zhvilluar një reputacion për shërimin. Antitrupat e llamave kanë qenë një element përbërës në luftën kundër sëmundjeve për vite me radhë, me studiuesit që hetojnë fuqinë e tyre kundër HIV dhe viruseve të tjera.
Ato njihen gjithashtu për fuqitë e tyre qetësuese.  Njerëzit dhe llamat janë aleatë të natyrshëm, tha Caldwell, megjithëse shumë pak e kuptojnë atë. “Njerëzit sa shohin llamat, u ndriçonë fytyra”, tha ai. ”
Caldwell ka diskutuar për mbledhjen e antitrupave me veterinerin e tij, por nuk është një proces i lehtë, thotë ai, veçanërisht për një person të moshuar: disa llama janë më pak të etura për t’u bërë dhurues gjaku, dhe ato mund të jenë “rufian” kur situata e kërkon. The Guardian / bota.al

Leave a Reply

Back to top button