Një burrë nga Nju Xhersi me emrin Jimmie Smith po shihte televizor një ditë, në muajin maj, dhe pa një kronikë në lajme për një çmim llotarie prej 24.1 milion dollarësh në Llotarinë e Nju Jorkut, i cili nuk ishte pretenduar nga askush dhe po skadonte. (Në shtetin e Nju Jorkut, biletat e llotarisë skadojnë një vit pasi janë tërhequr). Ai shkoi në dollap dhe kontrolloi xhepin e një këmishe të vjetër, ku kishte ngjeshur disa bileta bashkë. Bileta fituese ishte aty! E pabesueshme. / Bota.al
Less than a minute