Udhëheqësja e Frontit Kombëtar do të luftojë për ta fituar këtë herë presidencën, por ajo është duke ushtruar aktualisht presion ndaj të djathtës tradicionale të Francës
Nga Jonathan Fenby
Marin Lë Pen ka të drejtë të mendoje se ka ardhur koha e saj. Me vetëm 6 muaj deri në zgjedhjet presidenciale të Francës, qeveria e majtë e Fransua Holondit ka prodhuar vetëm një fitues, dhe kjo është ajo. Lë Pen garantoi kontributin francez në krye kryengritësve të mishëruar diku tjetër nga Brexit dhe Donald Tramp. Franca, shtëpia e gëzimit për të jetuar, është bërë një vend i mbyllur në vetevete, qytetarët e të cilës druajnë se kombi i tyre e ka humbur rrugën e tij. Është kjo sfidë ekzistenciale, në vendlindjen e ekzistencializmit, së cilës e djathta tradicionale po dështon t’i japë një përgjigje.
Nga ana tjetër, Lë Pen thotë se i ka të gjitha përgjigjet – dhe pavarësisht nga natyra e diskutueshme e shumë prej mjeteve të saj, më shumë se një e treta e zgjedhësve duket se bien dakord me të. Mesazhi i saj mbi nevojën …