Bota

Loja e rrezikshme e Putinit në Lindjen e Mesme

Screen Shot 2015-10-07 at 09.09.27

Nga Bernard Guetta

Le të shqyrtojmë faktet. Të shtunën e shkuar, një avion ushtarak rus i angazhuar në Siri, hyri në hapësirën ajrore të Turqisë. Nuk ka gjasa që piloti të ishte duke zbatuar ndonjë urdhër, dhe sigurisht që ky ishte një gabim njerëzor. Por mbetet fakti që Turqia është një vendi sunit, sikurse është edhe 60 përqind e popullsisë siriane, dhe po ashtu shumica e kundërshtarëve të Bashar Al-Asadit, i cili është pjesë e degës alevite të shiizmit, një rrymë e pakicave të islamit.

Thellësisht armiqësore ndaj regjimit sirian, Turqia e ka dënuar sulmin dhe – siç e pamë të hënën – karikoi luftëtarët e saj. Incidenti mund të kishte përfunduar aty, por Turqia, anëtare e NATO-s që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, thirri një takim  urgjent të NATO-s të hënën në mbrëmje, që përfundoi me dënimin e shkeljes së hapësirës ajrore turke, gjest që u përshkrua si ’i papërgjegjshëm’ dhe ‘jashtëzakonisht i rrezikshëm’.

Nuk jemi në prag të një lufte botërore, dhe as shpalljes së një konflikti ruso-turk. Por, përveç faktit se ndërhyrja ruse provokoi një mobilizim të NATO-s në mbështetje të Turqisë, solidariteti sunit ka përkeqësuar tonet midis Ankarasë dhe Moskës. E angazhuar në krah të shiitëve, Rusia ka shkaktuar një luftë fetare,  prej prej kohësh digjej në vetvete në Lindjen e Mesme, dhe që u riaktivizua menjëherë nga ndërhyrja e Moskës.

Një çarje e thelluar nga bombardimet

Ngjarja e dytë e ditës, është sigurisht më shqetësuese:rreth 50 personalitete sunite të Arabisë Saudite – bastioni i islamit sunit, siç është Irani për shiitët – u bënë thirrje të gjithë sunitëve në rajon, që të mbështesin rebelët sirianë kundër regjimit në Damask dhe Rusisë, për të parandaluar, siç stheksojnë ata, që të gjitha vendet sunite të bien njëra pas tjetrës.

Personalitetet saudite thonë me zë të lartë, se Rusia po kërcënon botën sunite, pikërisht atë që mendojnë edhe udhëheqësit sauditë. Në Riad, ashtu si në Ankara, reagimi është i njëjtë, dhe në të njëjtën ditë 40 grupe të moderuara rebelësh sirianë, treguan unitet të madh duke denoncuar së bashku pushtimin “ruso-iranian” të Sirisë, e duke iu referuar aleancës mes Moskës dhe Teheranit, kundër vendeve me shumicë sunite.

Brenda pak ditësh, ndërhyrja ruse ka zgjeruar shumë çarjen mes dy rrymave të Islamit, duke i nxitur shiitët irakianë të kërkojnë ndërhyrjen e Rusisë edhe në Irak, kundër xhihadistëve sunitë të Shtetit Islamik.

Tani për tani nuk e dimë se si do të evoluojë situata, por me siguri që vendet sunite nuk do të lejojnë që regjimi në Damask të triumfojë, falë mbështetjes së Rusisë. Në Lindjen e Mesme, Moska po luan me zjarrin, me një ndërgjegje të tillë, saqë një diplomat pyeste të hënën nëse mund t’i besohet ende racionalitetit të Vladimir Putinit.

“Internazionale” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button