Enciklopedike

Lojërat e mediave dhe ndikimet e argëtimit në trurin tonë

Screen Shot 2015-07-09 at 3.00.48 PM

Seria: Ja si na i ushqen kultura, të gjithë iluzionet tona. Të mirët dhe të dëmshmit

Argëtimet janë gjithashtu një “karburant”, që nxit shumë iluzione. Disa njerëz besojnë se janë personazhe të lojërave kompjuterike. Të tjerë janë të bindur se kanë marrëdhënie romantike, ose po përndiqen nga personazhe të njohur të jetës publike. “The Truman Show Delusion (TSD), u emërtua si simptomë pas një filmi amerikan, mbi një njeri që konstaton se e gjithë jeta e tij është një “reality show” televiziv, ku rrëfen ankthet e vjetra të përndjekjes dhe kontrollit në një histori moderne

Ndonëse “Lufta e Botëve”, e transmetuar në radio nga Orson Uells në vitin 1938, shkaktoi panik dhe në fakt dhe një iluzion masiv, mbi të cilin debatuar përgjatë viteve, ne kemi parë iluzione që ndikohen nga temat që trajtohen në media apo industrinë e argëtimit.

Në vitin 2008, rasti i parë i iluzionit të nxitur nga ndryshimet klimatike u raportua nga mjekët në Australi. Duke besuar se bota po përballet me thuajse një farë shkatërrimi ekologjik, pacienti e tyre, një djalë i ri 17-vjeçar, nuk donte të pinte më ujë, pasi ndjehej fajtor se duke pirë do të vriste miliona njerëz.

Menjëherë, pati një protestë publike, ku disa njerëz akuzuan mediat si përgjegjëse për krijimin tek ai të këtij iluzioni, përmes ekzagjerimit të fenomenit të ndryshimit të klimës. Një blog në internet, botoi një shkrim me titull “Al Gore thjesht po i çon njerëzit drejt çmendurisë”.

Por ne kemi parë tanimë, se iluzionet e njerëzve janë një mënyrë për të shprehur shqetësimet e tyre, duke përdorur histori që pasqyrojnë kohën në të cilin ata jetojnë. Argëtimet janë gjithashtu një “karburant”, që nxit shumë iluzione. Disa njerëz besojnë se janë personazhe të lojërave kompjuterike. Të tjerë janë të bindur se kanë marrëdhënie romantike, ose po përndiqen nga personazhe të njohur të jetës publike. “The Truman Show Delusion (TSD), u emërtua si simptomë pas një filmi amerikan, mbi një njeri që konstaton se e gjithë jeta e tij është një “reality show” televiziv, ku rrëfen ankthet e vjetra të përndjekjes dhe kontrollit në një histori moderne.

Me kaq shumë pjesë të jetës të regjistruar pa dijeninë apo lejen tonë, dhe me shumë njerëz që duan të jenë pjesë e “reality shoë”, disa njerëz tashmë kanë iluzionin se ata janë vipa në shfaqjen e tyre në jetën reale. “Pacientët ndjehen sikur familja e tyre ndoshta thjesht ka lexuar dhe zbatuar një skenar, ka patur kamera kudo dhe në çdo kohë, dhe se nuk kishte intimitet”-tha psikiatri, Doktor Xhoel Gold për NPR. “Dhe kjo ishte padyshim- për pjesën më të madhe të tyre- shumë shqetësuese.

Për një pakicë të vogël, ka pasur një eksitim në lidhje me ndjesinë, se ata ishin njerëzit më të famshëm mbi Tokë. Por përfundimisht, madje edhe për ata njerëz, kjo situatë u bë e padurueshme”. Gold vëren se TSD është e pazakontë, dhe se të paktën një mënyrë të rëndësishme. Ndërsa shumica e iluzioneve, janë të përqendruara tek një fushë joreale e jetës, të tilla si rrëmbimi nga alienët, TSD përfshin pacientët e të gjithë botës. Për ta, asgjë nuk është e vërtetë./Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close