Bota

Londër, myslimanët protestojnë kundër ISIS, por mediat kryesore “i sabotojnë”

Screen Shot 2016-06-22 at 10.57.13The Independent

Organizatorët e një marshimi kundër ISIS në Londër kanë shprehur zemërimin e tyre për faktin që mediat kryesore nuk e kanë mbuluar fare demonstratën. Mijëra vetë morën pjesë në marshimin e përvitshëm, koordinuar të dielën nga Trusti Islamik Husaini.

Ndonëse myslimanët shiitë marrin pjesë në marshim cdo vit, për të shënuar Arbaeen, apo vajtimin, përvjetorin e Imamit Husain – një udhëheqës i shekullit të shtatë që luftoi për drejtësi sociale – këtë vit organizatorët vendosën ta përdorin aktivitetin si një platformë për të denoncuar terrorizmin, pas sulmeve të fundit të ISIS në Paris, Beirut dhe gjetkë.

Organizatori Vaqar Haider tha: “Këtë vid kishim me qindra banderola që thoshin “Jo terrorizmit” dhe “Jo ISIS-it”. Një mesazh shumë i drejtpërdrejtë. Për ne ishte një lëvizje shumë e debatuar që të politizoheshim. Normalisht nuk e përziejmë politikën me vajtimin. Megjithatë, duke parë ato që kanë ndodhur së fundmi, menduam se duhej që si komunitet të distancohemi tërësisht me atë që po ndodh në botë”.

Pavarësisht kësaj, tha Haider, demonstrata nuk arriti të ketë vëmendjen e mediave kryesore, për shkak të “stereotipeve”.

“Eshtë aktiviteti mysliman i përvitshëm më i vjetër në Londër, por fatkeqësisht është e vështirë të kesh vëmendjen e medias”, tha ai. “Mendoj se vjen për shkak të stereotipeve. Njerëzit mendojnë se i gjithë komuniteti mysliman është një i vetëm. Por ka shumë diversitet mes nesh. Shumica prej nesh jemi të tmerruar nga ISIS. Në aktivitetin tonë, kishim shumë njerës me prejardhje të ndryshme. Jemi më shumë si një familje”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button