Bota

Lotët e Macron dhe Brigitte vlejnë më shumë se një mijë fjalë

Ishte 13 nëntor 2015 kur Paris u godit nga terrorizmi në një nga simbolet e argëtimit të qytetit: Salla e Koncerteve të Bataclanit. Dy vjet nga dita e sulmit, kryeqyteti francez është mbledhur rreth të afërmve të viktimave në një ceremoni solemne, ku morën pjesë presidenti Macron dhe gruaja e tij. Të dy nuk arritën të mbanin lotët.

Macron dhe Brigitte kanë vizituar 6 vende të goditura nga terrorizmi në natën e tmerrshme të 24 muajve më parë dhe që çoi në vdekjen e 130 njerëzve, duke plagosur 350. Çifti presidencial ishte shumë i emocionuar në ngushëllimin e familjeve të të rënëve, me fytyrat plot lot.

Gjatë ceremonisë përkujtimore të mbajtur përpara hollit parizian të koncerteve, janë lexuar emrat e 90 viktimave

Përpara sallës së koncerteve kishte një kurorë me lule dhe aty ishin mbledhur shumë parizienë, për të bërë homazhe për 130 të vdekurit e 13 nëntorit.

Në fund të përkujtimit në Bataclan, presidenti francez iu afrua policëve për t’i falenderuar ata. 130 balona – një për çdo viktimë – ishin nisur në ajër nga Macron, Brigitte, kryetarja e Bashkisë së Parisit Anne Hidalgo dhe ish-presidentit Hollande (në detyrë gjatë sulmit), ndërsa më pas u vazhdua me një koncert. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button