“Ata na kanë gënjyer shumë herë, kanë marrë vendime prapa shpinës sonë, na kanë vënë para faktit të kryer. Kjo ndodhi me zgjerimin e NATO-s në lindje, si dhe me dërgimin e infrastrukturës ushtarake në kufijtë tanë.Nëse e shtypni sustën, ajo në një pikë do të çlirohet. Këtë bëni mirë ta mbani mend”.
Vladimir Putin
“Realiteti është se prapa dukjes së konsensusit… mori formë një lloj kaosi botëror. Ne tani po paguajmë çmimin e atij gabimi në vlerësim, i cili u dha perëndimorëve një ndjesi rehatie për dy dekada”.
Jean-Marc Ayrault
“Perëndimi ka qenë i gabuar në besimin që rënia e Murit të Berlinit nënkuptonte që bota kishte mbërritur në një moment zgjidhjeje ideologjike, pas disa dekadash të ngrira e nganjëherë të tmerrshme, sundimi totalitar komunist”.
Boris Johnson
“Po hyjmë në një epokë që është po aq e rrezikshme, në mos më e rrezikshme, sa edhe lufta e ftohtë, sepse nuk e kemi atë fokus në një marrëdhënie strategjike mes Moskës dhe Uashingtonit”. Por ndryshe nga lufta e ftohtë, tashmë “nuk ka rregulla të qartë rruge” mes dy shteteve.
John Sawer, ish kreu i MI6
“Eshtë e gënjeshtërt të mendojmë që kjo është si lufta e ftohtë. Kohët që jetojmë janë ndryshe dhe më të rrezikshme”.
Frank Valter Steinmeier
Gjenerali Sir Richard Shirreff e mban mend momentin kur kuptoi që NATo po përballej me një Rusi të re dhe më të rrezikshme. Ishte 19 marsi 2014, një ditë pasi Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina.
Shirreff, atëherë zëvendës komandant i Aleancës në Europë, ndodhej në selinë e NATo-s në Mons të Belgjikës, kur një gjeneral amerikan me dy yje erdhi bashkë me transkriptimin e fjalimit të Putinit, që justifikonte aneksimin. “Ai na informoi dhe tha: Mendoj se ky mund të jetë një fjalim që ndryshon krejt paradigmën”. Dhe mendoj se ka patur të drejtë, thotë sot Shirreff.
Paralajmërimet për një rikthim të politikës së luftës së ftohtë kanë qenë konstantë në debatin evropian prej tre vitesh, por në javët e fundit shumë diplomatë, politikanë dhe analistë perëndimorë kanë arritur në përfundimin se susta është lëshuar. Rusia po rivlerësohet nëpër kryeqytetet perëndimorë. Tashmë nuk flitet më për tranzicionin drejt një demokracia liberale, por drejt regresit. Epoka e pasluftës së ftohtë ka marrë fund, dhe një epokë e re ka nisur. Lufta e Ftohtë 2.0, e ndryshme në karakter …