Bota

LUFTA E FTOHTE 3.0 / “Russiagate”, një udhërrëfyes i domosdoshëm me regjisorë, aktorë dhe goditje të befta…

“Russiagate”. Akti i fundit, tani për tani, është thirrja e një jurie të madhe nga prokurori special Robert Mueller III, “hetuesi”, në lidhje me skandalin që çdo ditë, me zhurmën e vet të lajmeve, shkund Administratën Trump. Duke analizuar kapitujt e ndryshëm të kësaj historie, është e qartë se kush është aktualisht në krye të lojës, në këtë Luftë të Ftohtë 3.0, e dominuar nga teknologjitë e reja dhe mediat sociale. Palët janë përmbysur. Rusët, tani në versionin ultra-modern, luajnë me informatikën. Amerikanët, të cilët duket se kanë mbetur në vitet tetëdhjetë, janë ende tek sanksionet. Në Uashington acarohen, por rusët i kanë në shtëpi. Kjo histori, pak kush e kujton, filloi në Bashkimin Sovjetik. Më saktë në Navahrudak. Me rrugë të trishta dhe kupola kishash ortodokse, qyteti Navahrudak është në Bjellorusinë e sotme. Para se persekutimet anti-çifute detyruan të gjithë Kushnerët që të emigrojnë në Amerikë, këtu kanë jetuar gjyshërit e dhëndrrit të Donald Trumpit, Jared Kushner, 36 vjeç.

Sot, i martuar me Ivankën dhepasi është bërë këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, djaloshi duket se ka kërkuar një kanal komunikimi të fshehtë me Kremlinin. Nuk thonë kot se në gjakun rus rrjedh një venë e pashërueshme melankolike … Russiagate është një komedi teatrale ku personazhe dhe situata, slogane dhe shtete hyjnë e dalin në dyert rrotulluese të skenës, midis goditjeve të forta dhe goditjeve nën brez. Kur Broudueji shkon në Shtëpinë e Bardhë, fjalët kristalizohen si pllaka të një mozaiku bizantin. Duke pritur për zhvillime të mëtejshme dhe të paparashikuara, mbi kryet e aktorëve, qëndron Vladimir Putini, i cili buzëqesh në mënyrë enigmatike. Ngrihet sipari, pra!

Goldstone kush?

Eshtë një gazetar-diskograf tabloidësh britanikë, por me lidhje të forta në Rusi, Rob Goldstone. I shkruan një email djalit të Donald Trumpit, i cili ka një emër si i ati, ku i tregon s enjë mik i tyre ip ërbashkët rus (Emin Agalarov), bir i një miliarderi të pasurive të paluajtshme (Aras Agalarov), përmes kontakteve të të atit, mund të japë informacione kompromentuese mbi Hillary Clintonin. Eshtë një provë, thotë Goldstone, se rusët i duan të mirën Trumpit dhe fushatës së tij elektorale. Dhe Trump Jr i përgjigjet me disa zemra të vogla.

“I love it”

Është shprehja me anë të së cilës Donald Trump Jr i përgjigjet ofertës së Rob Goldstone për informacione të ndjeshme rreth Hillary Clintonit. Përfundimisht, ai vendos të publikojë në mënyrë spontane të gjithë (ose gati) korrespondencën. Duket se Julian Assange e kishte këshilluar disa orë më parë: jo kështu, por anonimisht. Gjesti i transparencës tani mund të ketë vlerë ligjore, por jo sipas gjykimit të tij. Edhe sepse është e sigurt që babi po diktonte tekstin nga Air Force One. Por nëse Trump Senior nuk dinte asgjë për takimin, si i sugjeroi djalit të tij se çfarë të thoshte?

Gjithçka nisi me Aktin Magnitsky?

Kjo është “pikënisja” e Russiagate. Sergei Leonidovich Magnitsky ishte një avokat rus, por që punonte për kompanitë amerikane. Ai vdiq në vitin 2009 në rrethana misterioze, ndërsa qe ndaluar në Rusi me akuza për korrupsion. Për SHBA, është një vrasje shtetërore. I bindur për këtë, Presidenti Barack Obama mbështet kauzën. Teksti ndëshkues që Kongresi e miraton dhe Obama e kundërfirmos ka në shënjestër Rusinë. Në pak fjalë, ky është fillimi i një lufte të ftohtë. Me këtë ligj, SHBA mund të miratojnë sanksione ekonomike ndaj qytetarëve rusë apo kompanive ruse, për shkelje të të drejtave të njeriut. Rusët reagojnë më keq. Ata ndalojnë birësimet e fëmijëve rusë në Shtetet e Bashkuara, sa për fillim. Në këtë pikë hyn për herë të parë në skenë emri i Natalia Veselnitskayas, avokate e njohur, e cila për të mbrojtur çështjen e jetimëve rusë (a do ta besonit?) shkon dhe takon edhe Donald Trump Jr. në Kullën Trump.

Jared Kushner, dhëndrri i parë

Një lëvizje natyrore kundër nepotizmit do ta eleminonte si dhëndërr i Trump promovuar në SHtëpinë e Bardhë. Jared Kushner, i lindur 1981, pinjoll i një familje hebraike agjentësh të pasurive të paluajtshme dhe botuesish (Neë York Observer), por ai mendon me kokë të tij. Gëzonte simpati mes demokratëve dhe kish kryer studimet në Harvard. Ishte strategu i parë i fushatës elektorale, më pas regjisori i vërtetë i fitores. I emëruar Këshilltar i Lartë i Presidentit, ai ishte anëtari i parë i Administratës që u hetua për Russiagate (në dhjetor 2016 u takua me bankierin rus Sergei Gorkov). Sigurisht, Kushner merr pjesë në takimet kryesore të biznesit të vjehrrit të tij dhe, intelektualisht, nuk duket të jetë hallka e dobët në këtë partneritet. Vuan nga nostalgji të tmerrshme ruse: duket se i ka kërkuar ambasadorit të Moskës në Uashington, që të hapë një kanal sekret komunikimi me Kremlinin.

Një tjetër ëatergate?

Qetësohuni. Nuk duhet të nxitohemi e ta krahasojmë me skandalin që i kushtoi postin presidentit Nixon. CIA, FBI dhe NSA bien dakord: Moska ka ndërhyrë rëndshëm në zgjedhjet e fundit amerikane. Putini i përgjigjet akuzës gjithmonë njësoj: ku janë provat? Dhe kështu SHBA, në pamundësi për të  rrëzuar Putinin, djegin presidentët e tyre. I oqrtuari Obama, e refuzuara Hillary, tani Trump. ëatergate zgjati dy vjet. Me Russiagate përsëritet çdo mbrëmje.

Azil politik

Besohet apo jo, këtë i ka ofruar Vladimir Putini, ish-drejtorit të FBI-së, James Comey. Duke e krahasuar atë me Eduard Snoudenin (!) një aktivist për të drejtat e njeriut, “cari” tregon një sarkazëm të qartë. Nëse Comey ndihet i kërcënuar në Amerikë, Rusia është e gatshme t’i japë atij mbrojtje. Për të akomoduar të dy (Snouden ndodhet atje prej një kohe të gjatë), ai dëbon 750 me një goditje të vetme. Janë diplomatë amerikanë që duhet të largohen nga Rusia pas sanksioneve të reja të vendosura nga Kongresi. Fytyra të egra, prapa buzëqeshjeve.

FBI

FBI ka një ide të qartë mbi marrëdhëniet mes Trump Jr dhe rusëve. FBI e drejtonte një irlandez, James Comey para se Trump ta shkarkonte, sikur të ishte një lojtar në një shfaqje televizive reality. Po tani të vërtetën duhet ta gjejë prokurori special Robert Mueller III. Pyetja është: A ka bashkëpunuar Trump me rusët? Pra, kjo “gjëja ruse”, si e quan Donald Trump, është bërë zyrtarisht Russiagate për presidentin e sapozgjedhur.

Ian Bremmer

Eshtë një politolog amerikan. Eshtë ai që i zbuloi botës se Trumpi dhe Putini u takuan një herë të dytë gjatë samitit të G20, në mënyrë të fshehtë. Për më shumë se një orë. Trumppi ishte vetëm, Putini me përkthyesin e tij. Manjati ka saktësuar: Ishte vetëm një bisedë e pafajshme. Më pqas u kujtua se çfarë duhet të thotë, sa herë që në temë hyjnë rusët: “U fol për adoptime”. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button