Bota

Lufta e ftohtë mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Lajm i mirë për xhihadistët, i keq për presidentin e ardhshëm të SHBA

screen-shot-2016-09-30-at-08-51-17

Një vit më parë, Ahmed Ibrahim Al-Mugasil po përgatitej të udhëtonte me avion nga Bejruti në Teheran, kryeqyteti i Iranit. Por ai s’mundi ta bënte këtë, pasi agjentët e huaj në fushën e zbulimit që kishin hyrën në Liban disa javë më parë e rrëmbyen dhe e çuan sërish në kryeqytetin e tyre, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite në paraburgim.

… Arrestimi i tij vitin e shkuar, qe një tjetër front në një luftën e ftohtë të përshkallëzuar ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, që po ndodh ne Lindjen e Mesme në shekullin XXI. Intensifikimi i rivalitetit të tyre, thellon më tej përçarjet e ashpra brenda vetë Islamit:Riadi e sheh veten si përfaqësues të natyrshëm të myslimanëve sunitë në rajon, dhe teokracinë shiite në Iran- që tanimë është duke u bërë më e fuqishme se kurrë, falë një marrëveshje bërthamore që ka reduktuar sanksionet ndërkombëtare në Teheran, si armikun e saj vdekjeprurës.  Nën udhëheqjen e Mbretit Salman bin Abdulaziz Al-Saud, i cili u ngjit në fron vitin e kaluar, sauditët janë duke e sfiduar Iranin në fronte të shumta. Këto përfshijnë dy luftëra me prokurë. Njëra zhvillohet në Jemen, vend që kufizohet me Arabinë Saudite. Sauditët ndërhynë atje vitin e shkuar për të parandaluar …

[real3dflipbook id=”1300″]

Leave a Reply

Back to top button