Histori

Lufta e Krimesë: Përse kujtohet beteja e Balakllavës?

Screen Shot 2016-08-10 at 18.28.34

Në vitin 1854, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Perandoria Otomane ishin aleatë kundër perandorisë ruse, në luftën e Krimesë. Në 25 tetor u luftua një prej betejave më të famshme të konfliktit, ajo e Balakllavës. Edhe pse rezultoi në një banjë gjaku pa fitimtarë e të mundur, ajo u bë legjendë për shkak të heroizmit të shfaqur nga ushtarët anglezë. Kur rusët sulmuan kampin e britanikëve, dy ishin ngjarjet e paharrueshme nga pikëpamja historike. E para pa si protagonist Regjimentin 93 të këmbësorisë Highlanders, që ndonëse ishte në pakicë numerike, u vendos në dy radhë të gjata (dhe jo në 4) vetëm që të mbronte të gjithë fushën. Udhëhequr nga Colin Campbell, ajo që u quajt “vija e hollë e kuqe”, i detyroi armiqtë që të sprapseshin. E dyta, njohur edhe si mësymja e të gjashtëqindëve, kujton brigadën e lehtë kurajoze të kalorësisë britanike, nën udhëheqjen e James Bdudenell, kont i Cardiganit. Ndonëse ishte e rrethuar nga armiku dhe e përbërë nga vetëm 673 vetë, ajo mësyu kundër mijëra rusëve dhe një baterie topash. Rezistoi 4 minuta para se të tërhiqej, duke humbur një të tretën e kalorësve. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button