Pas përplasjeve mes Turqisë dhe Rusisë po flitet çdo ditë e më shumë se ku mund të nise dhe kush do ta nisë Luftën e Tretë Botërore.
Hipotezat janë të shumta dhe shumë studiues kanë rinisur intepretimin e profecive për të gjetur lidhje me aktualitetin gjeopolitk.
Sipas profesorit Luigi Bonanate, shef i degës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Torinos, lufta do të nisë për 15 vjet.
Barbaritë e xhihadistëve nuk janë shkaku i nisjes së një lufte të re, por rënia e SHBA-së në arenën ndërkombëtare, kriza financiare, shpërbërja e BE dhe ngritja e shpejtë e Kinës mund të çojnë në një përplasje.
“Të gjithë e shohin ISIS si armikun e madh të njerëzimit. Por natyrisht që ata nuk janë rreziku më i madh. SHBA-të janë në rënie të madhe ndërkohë që rivali i tyre, Kina, po rritet. Rusia gjithashtu po tenton të bëhet një superfuqi botërore duke kërkuar të zërë vendin e SHBA-së. Një situatë që mund të çojë në destabilizim dhe në një përplasje të mundshme”, thotë profesori Bonanate.
Ai ka zhvilluar “teorinë e luftës së shpeshtë” sipas së cilës çdo 70 vjet do të ndodhë një konflikt botëror për të rivendosur ekuilibrat.
”Sot SHBA-të janë gjithmonë e më pak në qendër të vëmendjes. Obama është ndoshta shkaku i kësaj rënie, ai nuk po arrin të qeverisë botën. Nuk kemi një rend ndërkombëtar solid. Është shkatërruar rendi që ekzistonten Menduam se ishte gjë e mirë, por nuk rezultoi i tillë. Jemi futur në një fazë të një anarkie gjithmonë e në rritje. ISIS është një tregues i kaosit gjeopolitik në botë, por jo shkaku i fillimit të një lufte. Lufta mund të fillojë në 2030, dhe sigurisht që s’do të jetë ISIS shkaku”, përfundon Bonanate./TemA