1. Lufta më e shkurtër në histori u zhvillua mes Zanzibarit dhe Anglisë në vitin 1896. Ajo zgjati vetëm 38 minuta, para se Zanzibari të dorëzohej.
2. Monarku më jetëgjatë në histori ishte Pepi II, i cili sundoi Egjiptin për 90 vjet me rradhë ne vitet 2566-2476 Para Erës Sonë.
3. Shumë njerëz që shërbenin si roje përgjatë Murit të Madh të Kinës në Mesjetë, e kaluan gjithë jetën e tyre aty. Ata lindën, u rritën dhe u martuan aty. Madje edhe vdiqën aty, dhe u varrosën edhe brenda murit.
4. Bomba e parë e hedhur në Gjermani në Luftën e Dytë Botërore, vrau elefantin e vetëm që ndodhej në kopshtin zoologjik të Berlinit.
5. Në Greqinë e lashtë, nëse një grua guxonte që të shikonte edhe një ngjarje të vetme olimpike ekzekutohej me vdekje.
6. Në Romën e Lashtë, konsiderohej si shenjë e lidershipit të lindur një person me hundë të shtrembër.
7. Perandori romak Kaligula ishte aq i mërzitur nga vdekja e motrës së tij Drusila saqë vendosi një vit të zi. Gjatë kësaj kohe, për të gjithë në perandori ishte e ndaluar të darkonte me familjen e tij, qeshte apo bënte banjë. Ndëshkimi për këto shkelje ishte vdekja.
8. Në Egjiptin e Lashtë, macet cilësoheshin të shenjta. Kur një mace në një familje ngordhte, e gjithë familja do të rruante vetullat dhe qëndronin në zi derisa ato të rriteshin përsëri.
9. Numrat arabë u zbuluan në të vërtetë nga matematikanët indianë.
10. Në zjarrin e madh të Londrës në vitin 1666, që shkatërroi 13.200 shtëpi, 87 kisha, Katedralen e Shën Palit dhe la 70.000 të pastrehë, pati vetëm 8 viktima.