Muajin e ardhshëm do të shohim 50 vjetorin e një ngjarje sizmike për botën arabe, thotë Hussein Ibish në “The Forëard”: Luft 6-ditore e vitit 1967 midis Izraelit dhe forcave të bashkuara të Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë. Ndikimi i këtij konflikti është ende shumë i dukshëm. Është “e vështirë që perëndimorët ta kuptojnë”, se sa të sigurtë ishin arabët për fitoren – dhe çfarë efekti shkatërrimtar pati humbja e tyre e shpejtë përballë izraelitëve, në “ndërgjegjen kolektive arabe”. Kjo ndryshoi të gjithë pamjen e tyre. Në vitet përpara luftës, “qëndrimi thelbësor Arab” ishte i dominuar nga optimizmi, teksa vendet e rajonit fitonin pavarësinë nga kolonizatorët.
Konflikti i vitit 1967 shkatërroi “besimin themelor në vetvete” tek bota arabe, dhe ai ende nuk është kthyer plotësisht. Kjo ka qenë një pengesë e madhe për paqen në Lindjen e Mesme, “sepse besimi është thelbësor për të bërë lëshime.” Por gjërat mund të ndryshojnë në fund. Disa vende arabe me shumicë sunnite, përfshirë Egjiptin dhe Jordaninë, kanë zhvilluar kohët e fundit marrëdhënie më konstruktive me Izraelin (pjesërisht falë për alarmit të përbashkët në lidhje me Iranin). Me pak fat, kjo mund të krijojë kontekstin e një progresi për paqe izraelito-palestineze. Pesëdhjetë vjet nga lufta e vitit 1967, “askush prej nesh nuk mund humbasë një mundësi tjetër për ta lënë përfundimisht të kaluarën prapa”. /bota.al