Histori

Luftë në Epokën e Bronzit

Screen Shot 2016-05-19 at 10.39.45Për shumë vite, shumica e historianëve kanë thënë se lufta në Epokën e Bronzit në Europë bëhej kryesisht prej klaneve. Betejat ishin në shkallë të vogël dhe përfshinin vetëm një grusht luftëtarësh që viheshin përballë njër-tjetrit. Betejat e mëdha me shumë viktima ishin të pazakonte në Europën prehistorike, sidomos në Europën veriore e cila nuk ishte e zhvilluar. Një seri gërmimesh të kryer mes viteve 2009 dhe 2015 në Luginën Tollense të Gjermanisë, kanë vërtetuar të kundërtën. Dy ushtri të mëdha luftuan me njëra-tjetrën në brigjet e Lumit Tollense 3200 vjet më parë. Luftëtarët ishin të armatosur me hushta, shpata, topuzë dhe shigjeta me majë bronzi. Në fund të betejës, qindra luftëtarë kishin gjetur vdekjen. Shumë prej tyre ishin luftëtarë profesionistë, dhe disa ishin të ardhur nga Europa jugore dhe lindore.

Pasi një arkeolog amator zbuloi fillimisht një kafkë të dëmtuar në vitin 1996, arkeologë profesionistë dhe shkencëtarë iu futën punës për të zbuluar më shumë prova. Sot mendohet se beteja që ka ndodhur rreth vitit 1250 para Krishtit, u luftua mes pjesëtarëve të një klase luftëtarësh të përhapur në Europë. Shumë prej burrave mbanin unaza floriri, ndërkohë që shumë të tjerë u kishin marrë unazat e floririt dhe sende të tjera, kufomave të të vrarëve. Disa kanë hedhur idenë se kjo betejë ishte pjesë e një lufte më të madhe në Europën Veriore, mes fiseve vendase dhe pushtuesve nga jugu./bota.al

Leave a Reply

Back to top button