Bota

Luftërat paralele të SHBA dhe Rusisë

Screen Shot 2015-10-07 at 12.30.05

Janë luftëra paralele. Shtetet e Bashkuara, me aleatët, kundër Shtetit Islamik. Rusia, bashkë me regjimin, kundër rebelëve antiAssad, dhe herë pas here, kundër ISIS.

Operacionet i sjellin avionët respektivë shumë pranë, nga pikëpamja aeronautike: afro 30 km. Prandaj edhe ngacmimet janë të përsëritur. Dje, tetë avionë turq janë “ndriçuar” prej radarëve të një gjuajtësi sirian, ose më saktë, simulimit të një sulmi. Episode që e kanë shtyrë presidentin Erdogan që të qortojë Moskën: “Rrezikoni të kompromentoni një miqësi. Po e humbasim durimin”. Tone shumë të fortë, të mbështetur edhe nga NATO, që i konsideron këta akte jo gabime, por veprime të qëllimshëm. E si pasojë, të papranueshëm. Edhe pse tani po bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Moska ka lajmëruar se po punon për mekanizmin e bashkëpunimit me SHBA, procedura të studiuara për të parandaluar problemet. Një deklaratë në përgjigje të akuzave të Pentagonit, se ka refuzuar dialogun, që në këtë pikë është shumë delikat. Në të njëjtën kohë, rusët kanë dërguar një delegacion në Izrael, me të njëjtin objektiv, dhe i kanë ofruar Turqisë një dialog për të çtensionuar, një situatë të rrezikshme. Në pritje, F16 dhe Sukhoi kanë vazhduar bombardimet në një hapësirë të ngushtë.

Rusia ka realizuar 20 sulme në pozicionet e rebelëve dhe kundër ISIS, në al Bab dhe Deir Hafer. Televizioni sirian ka folur edhe për Palmirën, duke provokuar reagimin e zemëruar nga MOska: “Janë gënjeshtra të përhapura prej mediave perëndimore”. POr duhet ta kenë me telvizionin e Assadit, që dha lajmin. Komanda ka akuzuar më pas kundërshtarët, se fshihen nëpër xhami, një gjë klasike kjo në konfliktet e Lindjes së Mesme.

Megjithatë, duke shkuar përtej hartës, është e qartë se Kremlini vazhdon me planin e tij. Burime nga SHBA thonë se trupat ruse, me artileri dhe raketëhedhës me rreze të gjatë, janë vënë në lëvizje në drejtim të Homsit dhe Idlibit. Zhvendosje që i paraprijnë një ofensive nga toka, e cila përfshin formacione që pak kanë të bëjnë me Kalifin. Përkundrazi, priten zhvillime në rajonin e Quneitras, ku rebelët kanë fituar terren. Dhe sërish, këtu nuk është ISIS.

Uashingtoni ka deklaruar gjithashtu se në valët e para të inkursioneve, rusët kanë goditur formacionet e stërvitur prej amerikanëve. Misione specifike, dhe këtu duhet hapur një dritare. Eshtë e qartë se SHBA kanë mbështetur një numër të madh grupesh rebele, përtej tashmë të famshmit Divizioni 30, si dhe kontigjentit me afro 140 rebelë të mbledhur nga Pentagoni dhe që përfundoi keq. Nga i pari kanë mbetur vetëm 14, për të dytin dihet që u ka dhënë një pjesë të mjeteve kaedistëve të Al Nusras, për të garantuar kalimin në Siri.

Realiteti është më kompleks. CIA dhe ushtarakët kanë zhvilluar programe të shumëfishtë. Disa menaxhohen drejtpërdrejtë, të tjerë së bashku me turqit dhe jordanezët. Zgjedhje e natyrshme, por edhe e lidhur me “kompetencat”. Gjeneralët dhe shërbimet e fshehtë bashkëpunojnë në gjuetinë kundër ISIS, me dronë dhe forca speciale, megjithatë rrijnë gjithë kohës në kontakt me ndërmjetësit lokalë.

Të gjithë këto kanë çuar në ndihmën për bërthamat e luftëtarëve të cilët janë furnizuar me raketa antitank Tou, armë që janë shndërruar në një rrezik serioz. Ndërkohë që nga Shtëpia e Bardhë ka ardhur paralajmërimi: kujdes se kë përzgjidhni! Menjëherë më pas ka patur një frenim të rekrutimeve, bashkë me protestat e atyre sektorëve të Kongresit, që kërkojnë një përfshirje më të vendosur.

Në fund, me një buxhet zyrtar prej 500 milionë dollarësh (por me siguri do të ketë fonde të tjerë), SHBA kanë ngritur disa njësi. Provën e kanë dhënë rivalët rusë, me inkursionet e tyre./CdS – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button