“Aksidenti është i pashpjegueshëm”, ka pohuar Drejtori i Përgjithshëm i Lufthansas, Carsten Spohr – avioni nuk kishte probleme teknikë, ishte në gjendje të përsosur dhe piloti ishte ekspert dhe i stërvitur”. Avioni ishte ngritur në orën 10.01, me 26 minuta vonesë, nga Barcelona për në Dyseldorf. Në një moment, dicka nuk ka funksionuar: avioni ka zbritur krejt papritur për të paktën 8 minuta në një lartësi 1800 metra. Kontakti me kullën e kontrollit është ndërprerë në 10:53. Një sinjal alarmi ishte lëshuar nga një qendër kontrolli pasi kishin humbur kontaktet në radio me Airbusin, por nga kompania ajrore nuk ka konfirmime për këtë detaj: Germanwings ka bërë të ditur se nga kulla e kontrollit kishin ardhur “informacione kontradiktorë”.
Kompjuterët në bord “ishin zëvendësuar”, në Airbus ishte “versioni më i fundit” dhe kontrolli i fundit kapilar ishte kryer në verën e vitit 2013”. Airbusi kishte 24 vjet që ishte prodhuar por kishte kaluar kontrollet. Piloti kishte 10 vite eksperiencë me Lufthansan dhe Germanwings dhe 6000 orë fluturim. /Bota.al