Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, është larguar nga spitali pasi ka fituar betejën me koronavirusin, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Peskov, 52 vjeç, kishte zbuluar dy javë më parë se po i nënshtrohej trajtimit të virusit. Ai vuajti nga pneumonia në mushkëri, njoftoi Interfax./bota.al/