Që Luis Enrike nuk ishte traineri që u largua nga Seria A kaq i lodhur, sa të merrte një vit pushim, përballë një ekipi drejtues që dëshironte t’i jepte besim për një sezon të dytë, tifozët e Romës e kishin kuptuar prej kohësh. Por tripleta e fituar me Barcelonën është më shumë se një revansh. “Ndeshja dukej e ndërlikuar, ashtu si duhet të jetë kundër një skuadre shumë të rrezikshme, si Juve, ka thënë ai pas ndeshjes. Por u treguam të zotë në rinisje dhe tani jemi kampionë, besoj me të drejtë”.
Luis Enrika ka patur dy fjalë dhe për italianët: “Sa më zemëroi Bufoni me pritjet e tij? Kurrë, është njeri i madh. Më vjen keq për të dhe për Pirlon”. Në fund edhe një përgjigje për të ardhmen dhe një mendim për ish tifozë e kolegë: “Vitin tjetër? Të kalojmë një natë të madhe, përshëndes tifozët e Romës që duhet të jenë të kënaqur për fitoren tonë kundër Juves. Dhe të gjithë shoqërinë verdhekuqe”.