Bota

“Lutuni për ne!” Thirrja e guvernatorit, teksa Irma nis të godasë Floridën

Uragani “Irma” ka filluar “mësymjen” në Florida si një stuhi e kategorisë 4, duke e goditur zonën me erëra afër 215km / h dhe rrebeshe shiu.

Miliona njerëz u fshehën në vendstrehime ose në shtëpitë mbyllura, teksa zona menjëherë pranë jashtë syrit të stuhisë, ku janë erërat më të dëmshme, arriti Florida Keys. Qendra Kombëtare e Uraganëve në Shtetet e Bashkuara tha se stuhia pritej të mbetej e fuqishme, ndërsa lëvizte nëpër Florida Keys dhe pranë bregut perëndimor të shtetit.

Policia tha se një burrë gjeti vdekjen në Florida Keys, kur kamioni i tij u përfshi në një aksident. Mendohet të jetë vdekja e parë e shkaktuar nga Irma në SHBA.

Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë për miliona qytetarë amerikanë.

“Lutuni për ne!”, tha Guvernatori i Floridës, Rick Scott, në një intervistë për ABC News, teksa shteti i tij përgatitej për stuhinë e madhe që ka lënë tashmë një gjurmë shkatërrimi në Karaibe.

Irma, e cila shkaktoi evakuimin më të madh në historinë e SHBA, ishte një uragan i kategorisë 4 rreth 30 km në lindje-juglindje të Key West, Florida, sot në 8.00 të mëngjesit. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button