Horizonti.al

Macja e zezë, simbol adhurimi apo simbol fatkeqësie? Zbërthimi i miteve

Screen Shot 2016-05-26 at 14.21.56Macet e zeza konsideroheshin si shenjë e fatit të mirë në Egjiptin e lashtë, dhe shpesh qenë të lidhura me Bastet, derisa kulti i saj u ndalua në vitin 390 E.S. Në disa vende vazhdoi cilësimi i tyre si mbrojtëse dashamirëse. Në Skoci, kur një mace e zezë shfaqej në një shtëpi, konsiderohej si një shenjë e begatisë së anëtarëve të asaj familje, dhe qe e zakonshme për anijet nga Evropa Veriore të mbanin një mace e zezë gjatë lundrimit për t’u mbrojtur nga fati i keq dhe stuhitë.

Në jug të Francës besohej se macet e zeza janë magjistare, dhe se fitimi i simpatisë do të garantojë bekimin e tyre. Por rënia e këtij miti mbi macet e zeza filloi me magjinë.

Në vitin 1170, Peter Valdo themeloi një sekt të krishterë të quajtur Valdezët, me pretendimin se të gjithë kishin aftësinë për të folur drejtpërdrejt me Zotin. Kjo, natyrisht damkoste Papën dhe biznesin financiar të kishës, kështu që Valdezët u përjashtuan. Ata u bënë të njohur si adhurues të djallit, në formën e një mace e zezë. Kjo ishte një akuzë që do t’i bëhej edhe Templarëve dhe Katarëve, duke filluar me përvijimin e një ceremonie heretike të adhurimit të maces, të përshkruar nga shkrimtari mesjetar Uollter Map.

Sipas këtij të fundit, Katarët mblidheshin në grupe nëpër sinagogat, duke pritur që një mace e zezë e madhe të zbriste poshtë nga një litar i varur në tavan. Pasi macja shfaqej, ata fiknin të gjitha dritat dhe orientoheshin ta gjenin në errësirë më pas ta puthnin atë. E njëjta gjë u tha për Kalorësit Templarë dhe ishte një nga akuzat kryesore kundër tyre.

Kjo pikëpamje nuk qe çimentuar tek masat e gjera popullore derisa ndërhyri vetë Papa Gregori IX.  Deri para ardhjes së tij në detyrë, heretikët dhe shtrigat zakonisht hetoheshin vetëm kur dikush i bënte thirrje kishës për ndihmë. Ai caktoi njerëz që të hetojnë mbi heretikët, dhe në tekstin e tij “Vox në Rama”, Gregori (i cili ishte Papë në vitet 1227-1241) pohoi se macet e zeza ishin një shenjë e sigurtë se i zoti i tyre ishte një magjistar ose një adhurues i djallit.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se vetë macet ishin larg nga të qënit kalimtare të pafajshme, dhe se ato ishin pjesëmarrëse aktive në ritualet e këqija, dhe me sa duket kur merrnin formën e tyre njerëzore shndërroheshin në burra me lëkurë të zbehtë dhe sy të zinj. Shenja e sigurtë se një mace e zezë, kishte një nga këto demonë që ndryshonin formë, qe një bisht që përdorej më gjasë për të ndihmuar ritualin e magjistares dhe duke i dhënë maces-demon një puthje të turpshme. Fjalët e tij shenjuan fillimin e një fushate kundër maceve të pafajshme, që zgjati për më shumë se 500 vjet. Ajo ishte aq e suksesshme, sa thuhet se është thuajse e pamundur të gjesh një mace tërësisht të zezë në disa zona të botës, pasi ato u gjuajtën deri gati në zhdukje./bota.al

Leave a Reply

Back to top button