Bota

Macron dhe Brigitte, darkë me çiftin Sarkozy

Këshilltarët i quajnë “darka normale në Elysee”: në mesin e tyre, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja  Brigitte kanë darkuar të mërkurën e kaluar, pas homazheve kombëtare për Simone Veil, me Nicolas Sarkozy dhe bashkëshorten Carla.

Sipas raportimit nga gazeta Le Figaro, dy çiftet kanë darkuar privatisht, në një tryezë për katër. Darka “është pjesë e një serie takimesh që kreu i shtetit dëshiron të ketë me paraardhësit e tij”, të gjithë në një stil informal.

Burime të afërta me Sarkozy shtuan se të dy “bisedojnë shpesh” Nuk ka data të fiksuara, por në ditët e ardhshme edhe Francois Hollande duhet të pritet në një darkë private nga Presidenti. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button