Një gazetar argjentinas zbuloi se mafiozët siciljANë i ofruan shërbimet e tyre lojtarit të Torino-s Maxi Lopez për t’u hakmarrë ndaj Icardi-t i cili i “vodhi” gruan, modelen Wanda Nara.
Lufta mes futbollistëve Mauro Icardi dhe Maxi Lopez vazhdon edhe pse tashmë ky i fundit është ndarë përfudimisht me ish-bashkëshorten.
Ishte Maxi Lopez që e ndihmoi në botën e futbollit dhe e strehoi Icardi-n kur ai ishte më i ri, ndërsa ky i fundit ia shpërbleu duke i marrë gruan.
Gazetari nga Argjentina zbulon se mafiozët i kanë shkruar Lopez duke i i thënë : “A do që t’ja presim këmbët Icardi-t që mos luajë më futboll?”.
Sipas gazetarëve, Maxi Lopez i është përgjigjur negativisht shërbimit të tyre.
Menjëherë reagoi modelja Nara në rrjete sociale duke thënë se kur nuk ka lajme, ato shpiken.