Seria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë
Në vitin 1499, Nikolo Makiaveli sapo ishte emëruar në detyrë të lartë në qytet-shtetin italian të Firences. Qyteti ndodhej në një luftë të dëshpëruar me rivalin e vet, Pizën dhe Makiaveli kishte detyrën të gjente një mënyrë për të dalë nga qorrsokaku. Piza ndodhej në grykëderdhjen e lumit Arno, i cili rridhte gjithashtu përmes Firences. Makiaveli arsyetoi që qyteti duhej të vidhte të gjithë lumin, dhe në këtë mënyrë Piza do të largohej natyrshëm.
Vjedhja e një lumi nuk është në fakt një sipërmarrje e lehtë, kështu që Makiaveli iu drejtua njeriut që mund ta bënte – Leonardo da Vinci. Artisti dhe shpikësi i famshëm hartoi plane për ndërrimin e rrjedhës së lumit, që do ta zhvendosnin Arnon me 32 kilometra nga rrjedha e tij natyrore, gjë që do të shkatërronte Pizën dhe do i jepte Firences një dalje të papenguar në det. Fatkeqësisht, ashtu si shumica e projekteve të Leonardos, kishte disa probleme praktikë goxha të rëndësishëm, dhe plani u desh të braktiset pas kolapsit të punimeve.
Lufta me Pizën vazhdoi edhe pesë vjet, dhe Makiaveli shumë shpejt zbuloi se ishte më shumë i prirur për filozofinë politike, dhe më pak për planet praktikë.
1 minute read