Bota

Mali me borxhe i Donald Trumpit

Screen Shot 2016-08-21 at 22.05.45Firmat e Donald Trumpit kanё shumё mё tepёr borxhe nga sa ishte pranuar deri tani.

Eshtё imazhi qё ai ka krijuar pёr veten si njё sipёrmarrёs i suksesshёm vetёm njё fasadё? Sipas njoftimeve nё media firmat e kanditati republikan pёr president nё SHBA Donald Trump kanё borxhe nё vlerёn e tё paktёn 650 milionё dollarёve. “New York Times” njofton, se perandoria e firmave tё Trumpit janё debitore me 650 milionё dollarё (573 milionё Euro). Kjo ёshtё dyfishi mё shumё nga detyrimet qё kishte deklaruar deri tani ekipi i tij elektoral. Gazeta e SHBA-sё pёr artikullin e saj ka hulumtuar pёrmes njё sipёrmarrjeje tё specializuar tё dhёnat publike tё mё shumё se 30 sipёrmarrjeve nga konglomerati i manjatit tё imobiljeve.

Krahas shumёs 650 milionёshe tё borxheve duhet marrё parasysh, qё “njё pjesё e rёndёsisshme e pasurisё sё Trumpit” ёshtё e lidhur pёrmes tre partneriteteve tё ndёrmarrjeve. Kёsisoj njё sёrё kreditorёve u takon njё shumё e pёrgjithshme prej rreth 1,76 miliardё Eurosh, njofton gazeta.

Hulumtimi tregon, se “sa enigmatike janё bizneset e Trumpit”, thuhet nё Nju Jork Times. Kjo gazetё nxjerr nё pah gjitashtu se mirёqenia e Trumpit ” varet fort prej njё rrjeti tё madh pёrkrahёsish financiarё, ndёr ta njёri, tё cilin ai e ka atakuar gjatё fushatёs elektorale”. Ndёr donatorёt e Trumpit bёn pjesё njё nga bankat mё tё mёdha tё Kinёs, qё kandidati republikan pёr president e kriitkon si armikun kryesor ekonomik tё SHBA-sё. Ai ka marrё para edhe Banka e Investimeve nё SHBA Goldman Sachs, qё ai e ka akuzuar, se influencon rivalen e tij demokrate Hillary Clinton.

Trump preferon tё mburret me suksesin e tij

Si miliarder i vetёshpallur ai vazhdimisht nё luftёn elektorale thekson perandorinё e vet tё imobiljeve dhe deklaron njё pasuri prej rreth 8,8 miliardё Eurosh. Trump nuk kursehet duke dhënë kёshilla pёr shtimin e pasurisё. Ai i ka hedhur poshtё kёrkesat nga partia e tij qё tё publikojё deklarimin e tatimeve, sikurse ёshtё prej dekadash e zakonshme pёr kandidatёt pёr president tё SHBA-sё. Po ashtu ai nuk ka pranuar verifikimin e pasurisё sё tij nga njё instancё e pavarur.

Nё sondazhe pas Clintonit

Javёt e kaluara republikani i diskutueshёm ka humbur vazhdimisht pёrkrahjen edhe brenda radhёve tё partisё sё vet kundrejt rivales demokrate Clinton. Mesatarisht sipas sondazheve tё fundit duke iu referuar njё vlerёsimi tё Real CLear Politics nё nivein e mbarё popullsisё sё SHBA-sё Trump arrin nё 41% dhe Clinton nё 47 %. Zgjedhjet zhvillohen nё nёntor. / DW

Leave a Reply

Back to top button