Horizonti.al

“Mallkimi” i Makbethit nisi në 1606-ën. Përse aktorët e shmangin atë fjalë…

Screen Shot 2015-08-30 at 10.58.44 PM

Nëse njihni njerëz që merren me art, atëherë ndoshta keni dëgjuar që të thuash fjalën “Makbeth” brenda një teatri, është tabu, gjithmonë nëse nuk je në prova apo në mesin en jë shfaqjeje të tragjedisë së Shekspirit. Pothuajse universalisht, besohet se ta thuash atë fjalë sjell fat të keq, e madje edhe fatkeqësi. Për të shmangur mallkimin e supozuar, aktorët përdorin fjalë të tjera, si “Drama e shkrimtarit”, apo “Drama skoceze”.

Sipas folklorit, historia me fat të keq e tragjedisë nisi me performancën e parë, rreth vitit 1606, kur aktori që do të luante Zonjën Makbeth, vdiq papritur dhe Shekspirit iu desh ta zëvendësojë. Në një tjetër shfaqje në shekullin 17, mbajtur në Amsterdam, aktori që luante Mbretin Dunkan u vra përpara audiencës, kur u përdor një kamë e vërtetë, në vend të asaj që duhej të përdorej në skenën e vrasjes. Po kështu, aktori Harold Norman, që thuhet se nuk besonte tek supersticioni, vdiq pasi beteja e tij në skenë u bë pak si shumë realiste, teksa luante Makbethin në vitin 1947. produksionet e tragjedisë kanë qenë gjithashtu në qendër të protestave dhe grindjeve të audiencave, duke përfshirë një në vitin 1721 në Inn Fields Theatre dhe një tjetër në Covent Garden, në vitin 1772.

Në vitin 1849, një rivalitet i hershëm mes fansave të aktorit britanik Uilliam Charles Macready dhe amerikanit Eduin Forrest u bënë të dhunshme gjatë një shfaqje në Astor Place Opera të Nju Jorkut, duke lënë 22 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.

Disa besojnë se Shekpsiri i solli mallkim tragjedisë që krijoi, duke përdorur mallkime origjinalë tek skena e tre shtrigave, ndërkohë që të tjerë thonë që, një produksion që ka 400 vjet që vihet në skenë, padyshim që do të ketë aksidentet e veta. Sido që të jetë, shumica e aktorëve nuk duan të provojnë. Atëherë, cili është antidoti nëse përdor padashje fjalën e ndaluar? E thjeshtë. Dil nga teatri, rrotullohu tre herë, pështy nga krahu i majtë, dhe recito një resht të Shekspirit… H2-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button