Celebrities

“Manipulues!” Banorët duken pothuaj unanimë për “Token”

Eltioni, balerini që iu shtua Big Brother në 1 janar, sapo ka hyrë në shtëpi ka hapur një debat me Ilirin, mbi një ngjarje të ndodhur 11 vjet më parë.

Vetë Iliri iu kthye në Prime “Tokes”, siç e quan ai. Ndërkohë, banorët e tjerë kanë preferuar të heshtin, dhe të mos e shfrytëzojnë këtë informacion që Tokja futi në BigBrother Vip për kundërshtarin e tyre kryesor, ndoshta për shkak të mënyrës së panatyrshme me të cilën ai e hodhi këtë akuzë.

Në një lojë të produksionit, ku banorët duhej të vendosnin disa mbiemra për banorët e rinj, Tokja ka marrë numrin më të madh të votave si “Manipulator”.

Edhe vetë Donaldi, kundërshtari më i madh i Ilirit, është shprehur dyshues mbi lojën e Tokes, gjatë një bisede që ka bërë me Beatriksën. “Nuk e kuptoj pse nuk e nominoi Ilirin. Duket sikur ka ardhur vetëm për atë punë”, u shpreh ai.

Back to top button