Kisha Katolike e ka bërë plotësisht të qartë se cili ishte tamam roli i Virgjëreshës Mari. Sidoqoftë në shekujt e katërt dhe të pestë, kishte një sekt njerëzish të cilët e ngritën atë mbi rolin e Nënës Së Zotit dhe brenda në sferën hyjnore. Koliridianët ishin shpallur si tërësisht heretikë, për trajtimin e tyre të Marisë jo tamam si Nënë, por si Zoti. Pak ka mbijetuar prej tyre, por ne dimë me siguri se një nga gjërat që Kisha e re kishte kundra tyre, ishte përdorimi i tyre i bukës, si dhuratë ndaj Marisë.
Sa më shumë rryma kryesore e Kishës e akuzoi publikisht këtë si idhujtari dhe një dhunim të një prej Dhjetë Urdhëresave, ndërsa Maria adhurohej si një Perëndeshë përmbi Zotin. Shumica e asaj që ne dimë rreth tyre vjen nga shkrimet e Epifanit, i cili ishte absolutisht maniak, në përpjekjet e tij për gjetjen e gjurmëve tek ikonat, në pikën që shokët e tij peshkopë filluan të bezdiseshin. Epifani i shkroi Panarion-it, në të cilën ai numëroi të pabërat që po ndodhnin rreth e rrotull tij, duke përfshirë akuzimin e Koliridianëve dhe ceremonitë e tyre të frikshme, heretike, blasfemuese, të cilat ai i pa si të kishin zanafillën nga kultet pagane të perëndeshave. Shumica e koliridianeve ishin gra, dhe ato bënin gjëra të frikshme, të pakëndshme, si mbulimi i karrikeve me rroba të linjta dhe ngrënia e bukës, që ato e ofronin në emrin e Marisë./Bota.al