Ka qenë ndër pilotët më të mirë të të gjitha kohërave, një Heroinë e Bashkimit Sovjetik që ka thyer qindra rekorde fluturimi, por që ju mohua aventura hapësinore: në vend të saj, politikanët zgjodhën një tekstiliste
Thuhet se qielli është kufiri, por jeta e Marina Popoviçit, “Madam MiG”, siç e quanin në vitet e Perdes së Hekurt, është një jetë që me klishetë ka të bëjë pak. Për ta njohur, është më e dobishme një prej njëmijë anekdotave që e përmendin: është viti 1950, nuk ka mbushur ende të 20-at. Një mëngjes paraqitet në aerodromin Tushino të Moskës, me një deklaratë të firomosur nga Kliment Voroshilovi, Presidenti I Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik. Letra – e siguruar pak ditë më parë sipas indikacionit të Nikolai Kamaninit, thuajse hero kombëtar dhe përzgjedhës i ardhshëm i kozmonautëve, ata që përballë Shteteve të Bashkuara do ta arrijnë hapësirën të parët – urdhëron që vajza t’u nënshtrohet testeve të fluturimit në aviacionin ushtarak. Pas përfundimit të luftës, kur regjimentet e aviacionit të përbëra nga femrat qenë vetëm, indikacioni për shoqet është që të lindin asat e ardhshëm të qiellit, jo të jenë vetë pjesë e tyre. Por Marina Popoviç, e lindur Vasiliyeva me 20 korrik të 1931 në Leonenki të Rusisë, e mendon ndryshe.. sot, pas 67 vitesh, është një legjende e aviacionit, Heroinë e Punës Socialiste dhe Urdhër i Kurajës i dhënë në 2007 nga Vladimir Putin. Është gruaja e parë që ka kaluar murin e zërit, në vitin 1964. Gëzon 102 rekorde të vendosur në 40 lloje mjetesh të ndryshme në 5600 orë fluturim dhe një yll me emrin e saj në konstelacionin e Gaforres. Por kur i kërkon të prezantohet, thotë diçka krejtësisht tjetër.
Zonja Popoviç, si do ta përkufizonit veten?
«Jam poete, ish inxhiniere dhe ish pilote e Klasit të 1-rë».
Si ka filluar gjithçka? Si shkoi ai mëngjesi në Tushino?
«Pas 24 muajsh refuzime nga ana e akademisë, u paraqita në aeroport me letrën e Voroshilovit. Por kur arrita, më ngriu gjaku».
Pse?
«Për provim, në pistë ndodheshin tri avinë Yak, mjete shumë të ndryshëm nga ato me të cilat kisha mësuar të fluturoja në Novosibirsk. 15 minuta përpara testit, me ndihmën e një kandidati tjetër, shkrova në një copë letër teknikat e pilotimit të këtij avioni të panjohur, shpejtësinë e ngritjes, parametrat e figurave akrobatike. Pastaj, kur erdhi Gjenerali Balashov, ai që do të na testonte, i kërkova një jastëk».
Jastëk?
«Po. Me 16o centimetrat e mia nuk më arrinin këmbët tek pedaliera e avionit. Gjatë përgjigjes, Balashovi më pyeti nëse doja edhe një kukull, për të më hequr sikletin. Por nuk kisha pasur ndonjëherë dhe ia thashë. Kështu, me të sistemuar jastëkun, u ngrita. Bëra të gjitha manovrat e kërkuara, më shtyu edhe në një rrotullim e më pas u ula. Për të qenë të ndershëm, një kthim i rishikueshëm».
Shkoi mirë?
«Balashovi më dha vlerësim maksimal. “Sidomos sepse këtë avion nuk e kishe provuar kurrë më parë”, ma tha, duke më lënë të shtangur. E pyeta se nga e dinte: “Do t’i kishe sistemuar pedalierën, është e rregullueshme”, mu përgjigj duke qeshur. Qysh nga ai çast isha kadete e aeronautikës sovjetike dhe vajza më e lumtur e botës».
Pse kaq vendosmëri?
«Doja të hakmerresha dhe Marshallit Voroshilov, kur i kërkova letrën e prezantimi, ja thashë qartë».
Hakmerreshit?
«Gjithçka kam jetuar vjen nga qielli. Si avionët nazistë që në 1941, kur isha 10 vjeç, sulmuan Velizhin, ku jetonim. Jam e siguritë se uleshin në pikiatë për të qenë më të saktë me bombat. Rrafshuan me tokën fshatra të tëra. Kështu që pushtuan të gjithë zonën, duke bërë basistje në lëvizje dhe duke vrarë këdo që tentonte arratinë. Kujtoj kur një vrau një grua që po nxirrte ujë nga pusi. Hapi zjarr dy herë, të dytën kur ishte tashmë e shtrirë përdhe, për t’u siguruar se kishte vdekur. Pikërisht në atë moment të caktuar vendosa se pikërisht nga qielli do të hakmerresha. E kuptova se vetëm duke e dominuar, nga lart, do të mund ta mbroja familjen time. Këtë ia thashë Voroshilovit; për mua ishte një makth i vërtetë».
Si arriti që u rekrutuat?
«Pasi gjermanët dogjën një fshat përkrah tonit, familja ime vendosi të arratisej. U nisëm për Siberi, duke u vendosur fillimisht në varrezën Ojash, duke qenë se për të pastrehët nuk kishte vend tjetër, për të arritur dy muaj më pas në Pushkarivka. Nga aty në Novosibirsk».
Ku vendosët të regjistroheshit në Institutin Aeronautik…
«Për hir të së vërtetës, në një shkollë saldatorësh, pasi një vit më parë, duke qenë se më zuri malarja, notat e mia nuk qenë mjaftueshëm të mira për aviacion. Kur emri im nuk u shfaq midis të të pranuarve në kurset e pilotimit, u bëra si e çmendur. Vetëm Igor Karpinskij, cqë në atë zonë ishte një aviator i njohur, arriti të më qetësojë, duke më premtuar se do të mësonte të fluturoja në aeroklubin e afërt. Ndodhi pikërisht kështu. E kujtim ngritjen time të parë vetëm sikur të ishte dje».
Hakmarrja juaj do të realizohej.
«Aspak; më vjen dallueshëm në kujtesë gëzimi që vetëm të fluturuarit, duke manovruar një mjet sikur të ishte ndonjë pjesë e imja, diti të ma japë. Në atë moment zemërimi që më kishte shtyrë prej vitesh, edhe pas lufte, u zhduk papritmas. U zëvendësua nga një ndjenjë e thellë përgjegjësie, thuajse solemne, ndaj njerëzve që mund dhe duhej të mbroja. Duke dhënë gjithmonë maksimumin e vetes. Duke i ngritur, ditë pas dite, pritshmëritë e mia. Për këtë, sapo jam bërë pilote, objektivi im qe menjëherë një tjetër: do të testoja avionët më të mirë që kishin ndërtuar inxhinierët tanë. Duhej të bëhesha kolaudatore. Ia arrite 8 vite më pas, duke kaluar në 24 muaj nga klasa e tretë në të parën. Më e larta».
Çfarë kujtimesh keni nga karriera juaj e gjatë si kolaudatore?
«Më të shtrenjtit nuk janë të lidhur me mua, por me eprorin tim të drejtpërdrejtë, Kolonelin Vasilij Gavriloviç Ivanov. Ishte celebritet, mjaftonte të thoje “VG” dhe të gjithë e dinin se kujt i referoheshe. Dy histori do të mjaftonin për ta përshkruar: një ditë i diagnostikuan gurë në veshka, diçka për të cilën rrezikohet përjashtimi nga fluturimet. I kërkoi një motoçiklisti që ta sorollaste gjithë ditën nëpër gropa e gunga, deri sa t’i mbaronte benzina disa herë. Në darkë guri në veshka ishte zhdukur. Një herë tjetër i ndodhi një avari në motor në 1000 metra lartësi. Mund të ishte hedhur, por kështu askush nuk do të kuptonte motivet e difektit. Vendosi që të ulej mbi karel, për të shpëtuar kutinë e zezë. Preu dy shtylla elektricike dhe mrekullisht evoti të ashtuqajturën “frustatë”, kërcimin që 9 herë në 10 e shkatërron avionin. Kur doli nga kabina, hoqi kaskën dhe na dhuroi një tufë tulipanë të ngecur nën kabinën e pilotimit».
Një bast…
«Jo, një burrë që kishte rifituar jetën. Ata tulipanë mi solli mua: “Janë për ty, Marina, më tha, mund të bëhet ulje me motor jo operativ. Unë dhe këto lule i jemi prova”. Edhe një herë akoma, qe qielli ai që i ndryshoi perspektivat e mia».
Puna juaj ishte ndër më të rrezikshme. Patët frikë ndonjëherë?
«Një kolaudator nuk mund të ketë. Objektivi i tij është që ta çojë avionin në limit, t’i kuptojë sekretet dhe t’ua shpjegojë ato të tjerëve. Nuk e bën për vete, por për atë që do ta pilotojë më pas dhe për njerëzit sipër kokave të të cilëve fluturon. Prioriteti nuk është siguria jote, por e tyrja».
Patët frikë ndonjëherë për bashkëshortin, pasi jeni destinuar për hapësirën?
«Ishim të sigurtë se inxhinierët, sidomos pas disa incidenteve në fillim të programit, kishin gjithçka nën kontroll. Dhe kështu ishte. Pastaj, për çfarë do të kisha frikë? Një lëshim në hapësirë ishte më pak kompleks sesa kolaudimi i një avioni eksperimental. Gjë që nuk ja përtoj kurrë t’ia kujtoj Pavelit: këndonte më mirë sesa pilotonte. Kishte një zë të mrekullueshëm».
Ia kishte zili burrit faktin që do të dilte në orbitë?
«Përkundrazi, isha krenare. E sigurtë që do ta pasoja: kryeprojektuesi i programit hapësinor Sergej Korolev dhe Kamanin nuk më kishin thirrur pse bashkëshortja e një kozmonauti apo kushedi se për çfarë motivi tjetër, mendoja. Isha kolaudatore e klasit të parë, pilotoja çdo ditë mjetet fluturuese më të mira të vendit. Dhe, për ta thënë të gjithë, nuk e di as do të kisha hequr dorë për të bërë disa ditë fluturim rreth Tokës».
Çfarë menduar ku ju bë e njohur se kozmonautja e parë, me 16 qershor të 1963, do të ishte Valentina Tereshkova, parashutiste amatore e tekstiliste, dhe jo pilotja më e mirë sovjetike? Veç të tjerash, rezulton se ju nuk i kaluat shkëlqyeshëm testimet e para.
«Kalova përzgjedhjen e parë, por nuk u pranova midis 5 finalisteve të shpallura në shkurtin e 1962. Askush nuk ma shpjegoi kurrë pse-në. Thuhet se e ka vendosur Nikita Hrushovi personalisht: mendonte se ishte brilante të lëshohej në hapësirë një punëtore pa dituri të veçanta fluturimi. Do të demonstronte superioritetin teknologjik dhe social të Bashkimiyt Sovjetik».
Pak ditë pas uljes, me 22 qershor, Valentina Tereshkova u dekorua Heroinë, njëlloj si Yuri Gagarin dy vite më parë; ju kushtua një pullë dhe në vitin 1966 u pranua në Sovjetin Suprem. Si e morët?
«Vazhdova të punoja me qetësi. Rfillova të studioja për t’u bërë pedagoge universitare. Për sa qenë lajme të rezervuara, e dinim se fluturimi i Tereshkovës nuk kishte qenë i mahnitshëm. Jo për fajin e saj, të kuptohemi. Por gjatë tri ditëve në orbitë u ndje keq (në atë kohë nuk njiheshin efektet e një mungesë të gjatë të peshës, shënimi im.) dhe gjatë uljes u plagos. Lajmi më i keq që që Korolevi vendosi se asnjë femër tjetër nuk do të fluturonte më. Qe kjo që përhapi pakënaqësinë».
Praktikisht kozmonautja e dytë, Svetlana Saviçkaja, u ngrit vetëm 19 vite më vonë. Duke u kthyet tek ju, është e vërtetë se ai që ju përjashtoi fakti që kishit një vajzë? Duket sikur bashkëshorti juaj dhe Yuri Gagarin nuk donin që një nënë të mund të rrezikonte jetën.
«Që Paveli të ketë gish, nuk e di, nuk ma ka thënë ndonjë herë. As Kamanini nuk e pranoi kurrë. Besoj se ka qenë Yuri që ka kundërshtuar … (bën një pauzë. Sytë e saj papritmas përloten, shënimi im.) Pavel? Kushedi. Jo, më shumë se të gjithë besoj se qe Gagarin».
Më shumë se të gjithë; pak vite më pas ju dhe bashkëshorti juaj u ndatë…
«Gjithsesi, kishim jetuar vite shumë të bukura. Thjesht jemi larguar. Le të themi se puna ime kërkontë një çikë më pak shkathtësi sesa e tij».
Jeni një legjendë e aeronautikës. Keni ndonjë brengë?
«Aspak legjendë. Ka pasur dhe do të ketë pilotë më të mirë se unë. Ama jam krenare që jam bërë kolaudatore e klasit të parë. Është një thënie japoneze që e pëlqej: “Nëqoftëse në jetën tënde nuk ke hasur vështirësi, dil e bilji. Vetëm duke i përballuar mund të quhesh njeri”. I kam mbijetuar malarjes, zisë së bukës, luftës. Pak përpara se të filloja Akademinë rrezikova që mund të mos pilotoja më kurrë prej një ngrirjeje. Qëndrova 5 muaj në spital. E megjithatë, kam fluturar gjithë jetën. E dini se cili është sekreti?».
Cili?
«Durimi. Që bashkë me impenjimin mund të të çojë kudo».
Vërtet asgjë që do të donit ta bënit dhe nuk e keni bërë?
«Vajtja në Hënë, të shikoja edhe qiellin tim nga lart. Ama nuk e përjashtoj se nuk mund ta bëj. Kam durim».
Marina Lavrentievna Vasilievia Popoviç Ka qenë Kolonele e Aviacionit sovjetik dhe një prej piloteve femra më të famshme të historisë. Mban 102 rekorde botërore fluturimi dhe ka pilotuar më shumë se 40 lloje mjetesh fluturuese. Ka shkruar 9 libra, midis të cilëve një përmbledhje me poezi dhe skenarin për dy filma të dalë në Bashkimin Sovjetik në harkun e viteve ’70 dhe ‘80.
Kjo është intervista e fundit e saj, pasi ka ndërruar jetë pak ditë më parë në moshën 87 vjeçare.
(nga Wired)
Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota.al