Marine Le Pen, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, tha në një intervistë për revistën VALEURS Actuelles, se në qoftë se ajo do të ishte amerikane, do të votonte për kandidatin republikan për president, Donald Trump. “Sikur të isha amerikane do të votoja për të gjithë, përvec Hillary Clintonit … Midis tij dhe Hillary Clintonit, është e qartë se unë do të zgjidhja Donald Trumpin”, tha Le Pen.
“Ajo që i tërheq amerikanët, është se ai është një njeri i lirë nga ëall Street, nga tregjet dhe nga lobet financiare dhe madje edhe nga partia e tij,” tha ajo. Fronti Kombëtar ishte e vetmja parti e madhe politike franceze, që u bëri thirrje britanikëve të votonin për të lënë në Bashkimin Evropian, duke shpresuar se Brexit mund të forcojë agjendën e vet euroskeptike në Francë. Le Pen në intervistë përsëriti thirrjen e saj për një referendum francez për anëtarësinë në Bashkimin Evropian./bota.al