Personazhe

Mark Whalberg, një njeri “i bërë vetë”

Screen Shot 2016-05-13 at 13.27.21Gjatë karrierës së tij 25-vjeçare, i ka dhënë një tjetër përcaktim ribërjes totale të njeriut, duke shkuar nga një fëmijëri e varfër në Boston, drejt famës si muzikant, aktor dhe producent. Ai është bërë edhe sipërmarrës i suksesshëm, në krye të zinxhirit të restoranteve The Wahlsburgers, të cilin e ka krijuar bashkë me vëllezërit Paul dhe Donnie, ujin për personat që merren me ushtrime, AquaHydrate dhe tani një kompani suplementesh ushqimore me emrin Performance Inspired, frymëzimin për të cilën e ka marrë nga përvoja në filma si “Luftëtari” dhe “I mbijetuari i vetëm”. Sa për punën e përditshme, babai 44-vjeçar i katër fëmijëve dhe i martuar me modelen Rhea Durham, 37 vjeç, sapo ka përfunduar Deepwater Horizon, një film në lidhje me derdhjen e naftës nga BP në vitin 2010 si dhe në këto momente po filmon “Dita e Patriotëve”, një film ngjarjet e të cilit zhvillohen në ditët e vënies së bombave në maratonën e Bostonit. ëhalberg flet për metamorfozate  tij të shumta.

Ju keni tre marka tani – dy janë të orientuara nga shëndeti, dhe tjetra jo aq shumë.

E gjitha ka lidhje me stilin tim të jetesës. Nuk doja asnjëherë të kisha një jetë si prej ushtari. Kam dashur gjithmonë të jem në gjendje të bëj stërvitje, të ha si duhet, të argëtohet, të pi verë dhe të ha hamburgerë.

Cila ishte shtysa për Performance Inspired?

Gjithmonë kam qenë i paepur sa i përket të qënit i natyrshëm, pavarësisht asaj që po bëja – stërvitje, vënie peshe, humbje peshe. kështu që ky është një produkt i gjithi i natyrshëm – asgjë që mund të të shkaktojë një reaksion të keq. Studentët atletë, apo atletët e afirmuar mund ta provojnë pa u shqetësuar. Njerëzit e dinë dallimin mes asaj kur unë mbshtes një produkt, apo kur ai produkt është vetë stili im i jetesës. Kjo është arsyeja përse nuk do të firmosja kurrë për një kompani vodka apo tekile. Ky jam unë.

Keni mësuar boksin për filmin “Luftëtari” – a hipni sërish në ring?

Nuk e bëja kur po filmonim Deepwater Horizon. Regjisori Peter Berg donte që të isha sa më i rëndë që të mundesha. Ishte argëtuese për disa javë, dhe pastaj u ndjeva si m… . Ishte shumë nxehtë çdo ditë në Luziana. Kur më duhej të ulesha e të vishja çorapet, mendoja: “Jam shumë keq”. E përfunduam atë film, dhe pastaj Peter tha: “Dua që të dobësohesh sa më shumë që të mundesh, për filmin tjetër”. Kështu që u stërvita për 100 ditë pa ndërprerje për atë film. Ishte një dietë shumë e rreptë – pa verë, pa bukë, pa makarona. Mora formën më të mirë në jetën time. Por pastaj, ai film “u shemb”.

Si ndiheni për këtë?

Kur i futem diçkaje, e bëj me gjithë zemër. Zgjohem në 3 të mëngjesit dhe stërvitem… dhe pastaj dua ta përfundoj.

Dikur keni thënë se doni të tërhiqeni nga aktrimi kur të mbushni 50 vjeç.

Aktrimi është një angazhim që kërkon shumë kohë. Por tani ndihem shumë mirë dhe po filloj të bëj projekte që i kam me shumë pasion, dhe do e kem të vështirë të tërhiqem. Deepwater Horizon ishte i mrekullueshëm, dhe ky projekti i Maratonës së Bostonit, “Dita e Patriotëve”, do të jetë i mrekullueshëm.

Si shkuat tek “Dita e Patriotëve”?

Isha i mëdyshur për ta bërë. Nuk janë si Navy Seals këta njerëz që firmosën për të. Ata ishin njerëz të pafajshëm që kishin shkuar të shihnin të afërmit e tyre që vraponin. Nuk është domosdoshmërisht një gjë që do të donin ta ripërjetonin. Por dikush do ta bënte gjithësesi, kështu që nëse e kontrollojmë në mënyrën e duhur – nëse mund të tregojmë se njerëzit bashkohen dhe e mira fiton gjithmonë, mund të jetë frymëzues.

Jeni pjekur që nga ditët tuaja të rinisë. A ka ndryshuar edhe definicioni juaj për suksesin?

Ndonjëherë nuk ke kontroll. Kur ke bërë gjithcka që mundesh për të krijuar dicka, ajo del dhe, ose funksionon, ose jo. Në fund të ditës unë di vetëm që bëra gjithë sa mundesha për më të mirën. Pas kësaj duhet të vazhdosh përpara. /“Ok” – www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button