Bota

“Marrëveshja me eurozonën është kthim prapa”

Screen Shot 2015-02-19 at 2.39.34 PMPartitë opozitare greke Demokracia e Re dhe PASOK e akuzuan Qeverinë se po e kthen vendin prapa, pasi që ministrat e financave të eurozonës e miratuan pakon e propozimeve të koalicionit në pushtet, pas çka ishte miratuar vazhdimi katër-mujor i marrëveshjes për financim. “Në fund, e takuam SYRIZA-n në dalje të memorandumit. Ne u larguam kur ata shpejtonin të hynin”, tha lideri i i Demokracisë së Re, Andonis Samaras.
Sipas tij, shumë nga propozimet e Qeverisë janë të njëjta si ato që i ka përgatitur administrata e tij, dhe të cilat ministri i atëhershëm i Financave Gikas Harduvelis përmes e-mail-it ua dërgoi përfaqësuesve të treshes.
“E-maili i dërguar nga ana e Varufakis shërben si urë drejt memorandumit të ri, përderisa Qeveria e Samaras ishte në rrugën drejt daljes nga memorandumi dhe të zhvendoset në linjë preventive kreditore e cila do të lejonte të merret hua nga tregjet”, thuhet në deklaratën me shkrim të Samarasit.
Lideri i PASOK-ut, Evangelos Venizellos njëjtë e kritikoi mënyrën në të cilën Qeveria i ka zhvilluar negociatat. “Mu kur ishim të gatshëm të dalim nga memorandumi dhe ta ndërmarrim linjën e kujdesshme kreditore me kushte shumë më të volitshme, ne jemi të ngujuar me memorandumin e vjetër me muaj dhe po përgatiten për memorandum të tretë nga korriku”, deklaroi ish-zëvendëskryeminsitri. Venizellos theksoi se ajo që Qeveria vetë e ka përgatitur listën me propozime nuk ka qenë përparësi, por hap nga ana e kreditorëve grekë me qëllim që të “dënohet” koalicioni i tanishëm në pushtet.

Leave a Reply

Back to top button