Bota

Marrëzia e historianit arab: “Gratë që ngasin makinën duan të përdhunohen”

Screen Shot 2015-02-11 at 11.49.11 AMKjo është teza shumë e cuditshme e historianit saudit, Saleh al-Saadoon, i cili në një intervistë për televizionin arab Rotana Khalijiyya ka provuar të justifikojë ndalimin e ngarjes së makinës për gratë në mbretërinë saudite.
Në rast aksidenti apo defekti, gratë mund të përdhunohen, ka shpjeguar al-Saadoon; jo vetëm kaq, ka shtuar edhe që në vendet perëndimorë, si SHBA, grave “nuk u bëhet dhe aq vonë” për rrezikun që paraqesin krimet me sfond seksual.
“Atyre nuk u bëhet shumë vonë nëse përdhunohen në anë të rrugës – ka shpjeguar historiani. Por për ne ka rëndësi. Në rastin tonë paraqet një problem social dhe fetar”. Të ftuarve të skandalizuar në emisionin televiziv historiani ua ka kthyer, duke shpjeguar se “fjalët e mia ndihmojnë për t’u mësuar me atë që mendon shoqëria e Arabisë Saudite”.
Në Arabinë Saudite, për gartë që kapen duke ngarë makinën parashikohen ndëshkime të ndryshëm, deri në vrasjen me gurë. Dy aktiviste për të drejtat e grave që janë përpjekur të futen me makinë në këtë vend u paraqitën kohët e fundit përballë një gjykate speciale për antiterrorizmin.

Leave a Reply

Back to top button