Edhe pse sot u dha verdikti final, u mor vesh që të hënën që gjygjari Kiyo Matsumoto i gjykatës federale të distriktit lindor të Nju jorkut, përcaktoi që Shkreli duhet të kthejë 5 milionë dollarë që i ka në llogari si dhe të mira të tjera materiale, mes të cilave janë një Pikaso dhe në disk i grupit Wu-Tang Clan, për të cilat sipërmarrësi ka paguar 2 milionë dollarë. Shkreli u bë i njohur në vitin 2015 pasi kishte rritur me 5000 për qind çmimin e një medikamenti të përdorur në trajtimin kundër Sidës. Para problemeve me drejtësinë Shkreli u bë i njohur sepse kishte rritur çmimet e disa lloje medikamentesh dhe për të mbrojtur aksionet e tij përmes rrjeteve sociale dhe në television. Sipërmarrësi 34 vjeçar ka themeluar “Turing Pharmaceuticals” pasi kishte lënë në mes polemikash një kompani farmaceutike “Retrophin” dhe muaj më vonë bleu të drejtat e ilaçit Daraprim, çmimi i të cilit kaloi brenda ditës nga 13.50 dollarë në 750 dollarë. Martin Shkreli, njeriu më i urryer në SHBA u dënua me 7 vite burg për mashtrim. Fëmijë i një familjeje emigrantësh në Bruklin, Shkreli krijoi fondin e investimeve në vitin 2006 dhe disa vite më vonë arriti të përfshihej në listën e revistës “Forbes” si një nga investitorët më të shquar poshtë të 30-tave. / bota.al
1 minute read