Magazine

Martin Shkreli, goditja e fundit e më “të keqit” të Amerikës

Screen Shot 2015-12-16 at 22.02.53

Po të ishte personazh filmi, me siguri do të luante shkencëtarin e çmendur, apo mjekun e keq, që vë në rrezik jetët e të tjerëve me eksperimentet e tij të marrë. Por fakti është që Martin Shkreli nuk vjen nga asnjë krijim fantastiko-shkencor, por ai është njeriu që mund të vendosë – madje e ka bërë tashmë – për të rritur çmimin e një ilaçi shumë të rëndësishëm, për të kuruar një sëmundje të rrallë.

Nju Jork Tajms e quan “njeriu më i keq i Amerikës”, për shkak të zgjedhjeve të tij si sipërmarrës, me të vërtetë të patakt: në shtator, Shkreli kishte rritur 55 herë çmimin e Daraprimës, një ilaç kundër AIDS-it por i dobishëm edhe për trajtimin e infeksioneve nga parazitët, si toksoplazmoza dhe malaria, si dhe disa forma të kancerit. Një kosto e papërballueshme për pacientët, që nuk ka prekur aspak 32-vjeçarin. Sot, është rikthyer me një tjetër strategji sipërmarrjeje: të shesë medikamentin që përdoret për të trajtuar sëmundjen e Chagasit (një infeksion parazitar që mund të shkaktojë komplikacione të rënda kardiake dhe të brendshme tek njeriu, deri edhe vdekjen) ekskluzivisht në SHBA, me çmime, natyrisht shumë të lartë.

Sipas të përditshmes amerikane, Shkreli ka blerë kohët e fundit një shumicë aksionesh të KaloBios Pharmaceuticals, shoqëri prodhuese e benznidazolit, molekula që formon ilaçin e përdorur për të trajtuar sëmundjene  Chagasit, një sëmundje që vetëm në Amerikën Latine prek afro 8 milionë persona, dhe që po përhapet edhe në zona si Teksasi dhe Florida.

Aktualisht, benznidazoli në Amerikën Latine kushton 50 deri 100 dollarë për dy muaj trajtim, pra jo shumë ekonomik. Jo mjaftueshëm për Shkrelin, që ka vendosour ta rrisë çmimin në 60 deri 100 mijë dollarë për çdo cikël trajtimi. Duke shkaktuar panik mes të prekurve nga sëmundja, por edhe popullsisë në përgjithësi, edhe për shkak të mënyrës së transmetimit të sëmundjes: infeksioni, në fakt, transmetohet përmes pickimit të insekteve, si çimka Triatomina, e quajtur “kissing bug”, një insekt që pickon fytyrat e njerëzve gjatë natës dhe që, përmes jashtëqitjes, transmeton infeksione. Një pickim, simptomat e të cilit zbulohen vetëm në gjendje shumë të avancuar, sepse është shumë e vështirë të diagnostikohet.

Një parashikim Shkreli e ka bërë, një arsye kjo pse ka zgjedhur të rrisë çmimin e ilaçit: sipas Nju Jork Tajms, në vitet e ardhshëm mendohet që nga 3 deri 7 mijë persona do infektohen nga ky insekt, duke mbushur kështu xhepat e këtij djaloshi që në moshën 30 vjeç ka blerë Turing Pharmaceuticals, një kompani farmaceutike e specializuar në ilaçe për sëmundjet e rënda. Jo për njerëzillëk, por për fitim./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button