Investiguesit e etikës në FIFA kanë rekomanduar marrjen e masave kundër presidentit Blater dhe zëvendës presidentit Platini. “Komisioni hetimor i Komitetit të Etikës ka dorëzuar raportin përfundimtar që përmban edhe kërkesa për marrjen e masave kundër Sepp Blatterit dhe MIchel Platinisë”, thuhet në deklaratën e panelit.
Paneli nuk dha hollësira për se po kërkohen masat, apo se cilat do të jenë ato.
Blatteri dhe Platinia u pezulluan përkohësisht për 90 ditë në muajin tetor. Të dy mohuan të kenë kryer shkelje.
Blatteri ka qenë president i FIFA-s që nga viti 1998. Platini, që ka qenë kreu i UEFA-s që nga viti 2007, kishte plane që të kandidonte si pasardhës i tij./Bota.al