Bota

Masakër në Kaliforni, 20 të vrarë. Mbërrijnë skuadrat SWAT. Policia u kërkon mediave të mos transmetojnë “live” nga skena

Screen Shot 2015-12-02 at 20.59.08Tre persona me uniforma ushtarake kanë hapur zjarr në një qendër sociale me persona me aftësi të kufizuara. Rreth 20 persona janë vrarë. Sipas dëshmitarëve, atentatorwt mbanin veshur maska skish. Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të tre atentatorëve.

Sipas burimeve lokale, kanë qenë dy atentatorë të bardhë të veshur me rroba ushtarake. Objektivi mendohet se ka qenë një qendër shërbimesh sociale. Qendra aktualisht është evakuuar.

Sipas lajmeve më të fundit, aktualisht policia është duke shkëmbyer zjarr me njërin prej atentatorëve. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar skuadrat speciale SWAT. Situata është e rëndë, teksa pritet të ketë zhvillime.

Policia u ka kërkuar mediave që të mos transmetojnë pamjet live të ngjarjeve.

  • Qendra Mjekësore Universitare Loma Linda po pret një numër të paditur pacientësh nga vendi i ngjarjes, sipas zëdhënëses Briana Pastorino. Ajo tha se nuk ka informacine në lidhje me gradën e plagosjes së pacientëve.
  • Një grua që punon në ndërtesë i ka dërguar mesazh babait të saj, Terry Pettit: “Plumba në punën time. Njerëzit janë goditur”. Pettit i tha CNN se e bija i kish thënë që mund të jenë vrarë 10 deri 20 njerëz.
  • Atentatet ndodhën në Qendrën Rajonale Inland, e cila i dedikohet njerëzve me aftësi të kufizuara./Bota.al

Screen Shot 2015-12-02 at 21.29.24 Screen Shot 2015-12-02 at 21.28.45

Leave a Reply

Back to top button